‘Plehrat e Durrësit do të transferohen në Sharrë’/ Si i parapriu Malltezi deklaratës së Ramës…

0
97

Pas reagimit dhe protestave të banorëve të Manzës kundër hedhjes së plehrave të Durrësit në zonën e tyre, u vendos që të mos dërgoheshin më kamione me mbetje.

Mirëpo, Durrësi vijon të mbetet i pushtuar nga plehrat prej disa ditësh, pasi koshat e plehrave janë tejmbushur nga mbeturinat, madje duke bllokuar edhe trotuarin në shumë raste.

Në lidhje me këtë çështje ka reaguar edhe kryeministri Edi Rama, i cili në një intervistë për emisionin “Open” deklaroi se problemi i mbetjeve të Durrësit pas zhvendosjes nga Porto Romano do zgjidhet brenda disa ditësh.

Sipas Ramës, Bashkia e Durrësit do t’i transferojë të gjitha mbetjet drejt landfillit të Sharrës.

“Ju falënderoj për pyetjen. E gjitha kjo është krijuar për shkak se Porto Romano do të kthehet në një park të madh. Pas tërmetit ne menduam kthimin e Porto Romanos nga një vendgrumbullim të mbetjeve në një park të madh. Jemi duke negociuar për të bërë një marrëveshje. Brenda javës kjo marrëveshje do të finalizohet. Kemi bërë një projekt ambicioz, për ndërtimin e një parku të madh urban kur për disa dekada ka qenë me vargmale plehrash dhe mbi popullim derrash, derra të vërtetë. Pas tërmetit në situatën e befasishme që u gjendëm e shpejtuam vënien në lëvizje të projektit dhe filluam sistemimin e terrenit atje. Këto ditë që flasim po kryhet një proces finalizmi dhe negocimi me bashkinë e Durrësit dhe agjencinë shtetërore dhe shumë shpejt brenda javës do kemi një marrëveshje, për të bërë lëvizjen e të gjitha mbetejve në Durrës drejt landfillit të Sharrës”, tha Rama.

Por deklaratës së kryeministrit i parapriu Jamarbër Malltezi, i cili gjatë një interviste për Syri TV, i cili deklaroi se, është vetë Rama skenaristi i krimit mjedisor, vetë ai që lejoi plehrat të bëhen mullar dhe të çohen ku të munden, vete ai që coi kamerat të merren me plehrat dhe jo me qelbësirat e qeverisjes dhe tani duke shfrytëzuar panikun e ligjshëm të qytetarëve që po ju jep kancerin, të dalë si gjoja shpëtimtar! POR po i çon tek monopoli i vetë në Sharrë.

Sipas Mallteziz, paratë që do i nxjerrë nga buxheti paradite do shkojnë në xhepat personale pasdite se e ka monopol Sharrën (me Veliajn, Ahmetajn dhe Zoton) dhe ka rritur çmimet sipas qefit!

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here