Duma, analizon zhvillimet politike në Shqipëri: Politika e show-ut duhet të mbarojë…

0
101

Ish-zëvendësministrja e Integrimit dhe ish-deputetja e Partisë Demokratike, Grida Duma, ka analizuar zhvillimet politike në Shqipëri.

Në një bisedë me “skype” me Euronews Albania, znj. Duma kritikoi qeverinë shqiptare, ndërsa tha se vetë kryeministri i ka ulur autonominë dhe mundësinë vendit për të ecur me këmbët e veta drejt rrugës europiane.

Sipas saj, çështja europiane e Shqipërisë është përdorur për fushatë elektorale dhe konsum të brendshëm politik. Ajo theksoi se kjo strategji dhe kjo lloj politike, duhet të marrë fund një orë e më parë.

“Ne përmendim shpesh si një argument të fortë me BE, që mbi 97 për qind e shqiptarëve duan hyrjen në Evropë, por sa më shumë mendojmë për këtë, si shqiptarët vazhdojnë të jenë populli me proevropian në Ballkani Perëndimor, aq më shumë duhet të reflektojmë politikisht. Çfarë është e vërtetë? Është që ne e kemi përdoruar Evropën si një çështje fushate elektorale dhe kjo është një gjë që duhet të mbarojë një orë e më përpara.  Kur shqiptarët kanë dashur ta kenë Shqipërinë  si e gjithë Evropa, ka qenë një ëndërr që vazhdonte. Sot nuk duan integrimin europian se besojnë se Shqipëri do bëhet si Evropa në këtë momentum qeverisje, por se mendojnë se mund të shkojnë më mirë në Evropë. Ne si proces të hapjes së negociatave i ngjajmë më shumë Kroacisë. Kroacia me mënyrë se si i ka ndjekur hapat e veta, ka shkuar që nga hapja deri tek anëtarësimi 11 vite, që të jemi  realë me shqiptarët”, tha ajo.

Ish-deputetja e selisë blu u ndal edhe tek arritja e marrëveshjes së Këshillit Politik, i cili i hapi rrugë miratimit të reformës zgjedhore të dakordësuar mes palëve. Ajo beson fort se politika nuk duhet parë si një fotografi, por si një produkt që dikton arritje, duke lënë mënjanë show-un në publik.

Znj. Duma iu përgjigj deklaratës së kryeministrit Rama, i cili u shpreh sot në Këshillin Kombëtar të Integrimit që politika shqiptare nuk duhet të kërkojë zgjidhje politike në dyert e ambasadave të huaja.

Sipas saj, takimi me ndërmjetësimin e ndërkombëtarëve ka ardhur për shkak të politikave të gabuara që ka ndjekur shefi i qeverisë.

“Unë ju them një gjë: kushdo që  e shikon politikën si një fotografi, kryeministri u takua me presidentin, ky u takua me atë, nuk jemi më tek fotografia, por duhet të shkojmë tek produkti. Politika e  show-ut duhet të mbarojë. Opozita shqiptare dhe PD duhet të realizonte vetëm një gjë, reformën zgjedhore, nga 15 kushtet kishte një detyrë nga Bundestagu dhe BE. Kishim një detyrë, reformën zgjedhore dhe kjo ishte arsye që pamë për të ardhmen e Shqipërisë dhe u ulëm në një tryezë. Roli i opozitës ishte ai që ishte. Bëri një gjë etike, që nuk e dekonspiroi atë që ndodhte në tryezë. PD nuk e bëri në asnjë moment që të dilte nga negociatat dhe të dekonspironte elementët teknikë duke respektuar bashkëpunëtorët. Në këto kushte nuk ishim ne që donim uljen me ambasadorët, por është padyshim situata e bërjes mbrapsht të Shqipërisë, që kërkon influencën e madhe të ndërkombëtarëve’,  u shpreh ajo.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here