Nga sot, kush shkon në Kosovë nuk do të vetkarantinohet…

0
140

Qeveria e Kosovës ka marrë vendim se që nga e hëna, qytetarët që do të shkojnë në Kosovë nuk do t’i nënshtrohen vetkarantimit shtëpiak për një javë.

Në vend të testimit të detyruar për CODID-19, ata që hyjnë, do të kontrollohen nga ekipet mjekësore të QKMF-ve në pikat kufitare apo brenda komunave.

Sot, Ministri i Shëndetësisë Armend Zemaj, drejtori i IKSHPK-së, Naser Ramadani, Kryeinspektorja shëndetësore Nora Krasniqi dhe Kryeinspektori i AUVK, Ibrahim Tërshnajku do të vizitojnë pikën kufitare në Vërmicë për të parë zbatimin e  vendimeve të rinj për COVID-19.

Nga sot do të hiqet edhe kufizimi i qarkullimit për qytetarët nga ora 21 deri në orën 5 të mëngjesit.

Kryeministri i ri Avdullah Hoti shkroi dje në Fb se:

1. Nga e hëna lejohet qarkullim i plotë, por me kujdes, si brenda ashtu edhe me Shqipërinë e vendet e tjera të rajonit.

2. Në kuadër të parandalimit të përhapjes së sëmundjes, Ministria e Shëndetësisë do të miratojë “Manualin për Mbrojtje nga Covid-19”.

3. Do të rekrutojmë 200 specialistë shëndetësorë që do të mbikqyrin zbatimin e masave që dalin nga ky manual.

Vazhdojmë me maturi e respektim të masave për mundjen e plotë të virusit COVID-19, deri në hapje të plotë, ka përfunduar Hoti.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here