Mediat më të njohura me tituj copy paste/ Sejko publikon foton ‘godet’ qeverinë: Rroftë shtypi i lirë!

0
84

Titujt e njëjtë të disa prej mediave më të njohura në vend janë vënë në fokus nga aktivisti Genc Sejko. Të gjithë përdorën titullin “Pas reshjeve të dendura të shiut, Parku Rinia gati të presë fëmijët”.

Imazhet e shumta i shoqëroi me shkrimin ironizues: “Rroftë shtypi i lirë”. Kujtojmë se ditën e djeshme mjaftuan pak minuta shi që të pérmbytej Parku Rinia që sapo ishte inaguruar, kostoja e së cilës ishte 1 miliardë lekë. Megjithatë, mediat e lanë jashtë vëmendjes këtë fakt duke i dhënë më tepër rëndësi parkut të ri, që në fakt sapo ishe shkatérruar nga shiu i rrémbyeshëm.

Rikonstruksioni i Parkut Rinia është bërë nga kompania ‘Agi Kons’ e cila ka marrë afërsisht 1 miliardë lekë.

Nuk kanë munguar edhe komentet ironizuese në postimin e aktivistit.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here