Abuzimi seksual me të mitur, Pojana: Shqipëria nuk meriton që këta njerëz t’i ketë një brengë në ndërgjegjen e saj…

0
147

Anëtari i Kryesisë së LSI-së, Klevi Pojana ishte i ftuar në një intervistë në programin e mëngjesit për Radio Tirana 2 për të folur në lidhje me fenomenin shumë të rëndë të abuzimit me të mitur dhe marshimit që u bë pak ditë më parë në Sheshin Nënë Tereza për kauzën e mbrojtjes së të drejtave të vajzave dhe grave, reagim ky i ardhur pikërisht nga ngjarja e rëndë ku një vajzë 15- vjeçare ishte viktimë e përdhunimit nga roja i shkollës.

Pojana theksoi se rastet e abuzimeve me të mitur janë të përsëritura dhe se ka një mungesë reagimi nga institucionet të cilat duhet të sigurojnë ndëshkueshmërinë për autorët që kryejnë këto akte tepër të rënda dhe të dënueshme.

“Ajo që duhet bërë është që të ketë një reagim shumë më të madh të institucioneve shtetërore. Unë realisht, jo se dua ta lidh me politikën por nuk mund ta kuptoj dhe nuk mund ta pranoj sjelljen aq indiferent të institucioneve arsimore kryesisht ndaj kësaj ndodhie dhe ndodhive të mëparshme të ngjarjeve të ngjashme me të. Sepse nëse shikohet një neglizhencë dhe një mungesë për t’i trajtuar këto çështje dhe për t’i shkuar deri në fund dënimit të këtyre njerëzve të cilët realisht meritojnë dënime shumë herë më të ashpra se këto që janë dhe këto që parashikon legjislacioni shqiptar, sigurisht që ky do të jetë një fenomen që do të përsëritet me idenë që në këtë vend nuk ka ndëshkueshmëri për këtë fenomen. Kështu që reagimi duhet të ishte shumë më i fortë, shumë më i ashpër Thjesht dhe vetëm reagimi është ndoshta A-ja për të vazhduar dhe për të filluar që ky fenomen të dënohet dhe unë pa diskutim jam për një dënim shembullor ndaj atyre njerëzve të cilët abuzojnë kryesisht me fëmijët por edhe me gratë, flas për përdhunimet dhe rastet ekstreme sepse shoqëria jonë, Shqipëria nuk i meriton që këta njerëz t’i ketë një brengë në ndërgjegjen e saj siç nuk meriton asnjë familje që të vuajë më nga brenga dhe nga drama kaq të mëdha.”-tha ndër të tjera Pojana.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here