U torturua si të ishte agjent spiun i 17 shteteve, ish-i burgosuri politik rrëfen si i mbijetoi tmerrit komunist

0
144

Ish- i bùrgosuri politik, Saimir Maloku ka folur në emisionin “Pasdite me Xhaxhiun” se si ia doli të mbijetojë fèrrin komunist pasi kryeministri i asaj kohe (4.5.1976), Mehmet Shehu tha: “Të arrèstohet menjëherë, është ármik i pòshtër”.

Për tmèrrin që përjetoi aso kohe, zgjodhi të shkruante një libër duke u frymëzuar nga Ditari i Ana Frankut. Gjatë bisedës thotë se fillimet e shkrimit të librit ishin të vështira. “Kalova një kalvar vuájtjesh. Unë kur fillova të shkruaj më dukej sikur më thoshte djálli komùnist mos mi përmend këto ngjarje se të bëj prap gjëmën sa shkova dhe në Kishë Katolike dhe fillova të lutesha”, tha Maloku.

Për ta cilësuar si spíun pasi mbante disa pulla në shtëpi që i kishte mbledhur prej fëmijërisë, iu vendos nofka “patoku”, të cilin Maloku e konsideron si fyès. “Kur e fillova vetë, nuk dija prapaskenat e sigurimit të shtetit. Kishin vënë pseudonimin fyes “patoku”. E vendosnin në mënyrë që po survejojmë këtë njeri, që të mos merrej vesh nga njerëzit, sikur isha agjent i 17 shteteve. Që i vogël, i çoja pulla dhe thonin nëpërmjet tyre ke çuar të dhëna spíunazhi”, tha Maloku.

Ndërsa emrat e personave që e kanë tòrturuar, i ka përmendur me iniciale në grup pasi një pjesë e madhe e tyre jetojnë ende në ditët e sotme. Por ish-i bùrgosuri politik ka sqaruar se nuk ndjen ùrrejtje për asnjërin prej tyre dhe nuk ia uron askujt bùrgut.

“Nuk kam ùrrejtje. Ne e vuajtëm vetë. Kur dolëm nga bùrgu thamë, as hasmin mos ta shihnim në bùrg. Fèrri ishte Spaçi. Ne punonim në galeritë e peritit e bakrit, përveç avullit kishte edhe temperatura të larta 40 gradë dhe punonim veç me çizme e të mbathura dhe kishte avuj të kèqinj hèlmues”, tha Maloku.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here