Nënkryetari i FRPD shpërthen kundrejt Ramës: Pikë e zezë! Bën të prekurin kur në fakt ti je vetë dhuna

0
141

Përmes një postimi në rrjetet sociale nënkryetari i FRPD, Lisandër Hoxha reagon pas fjalimit të sotëm në seancë plenare të kryeministrit Edi Rama.

Postimi i plotë i Lisandër Hoxhës:

Pikë e zezë! Të merret Kryeministri 30 minuta në Parlament me të rinjtë, për të shfryrë nervin e tij dhe ankthin e belasë së papërgjegjshmërisë ku e ka futur ai Shqipërinë, ky është kulmi!

Për gjysëm ore ai foli me epitete dhe mllëf ndaj FRPD-së dhe të gjithë atyre që kanë reaguar të neveritur nga ai dhe Besa e pabesë e qeverisë së tij, të cilët prej kohësh janë kthyer në strehë e sigurtë për dhunuesit e të rinjve.

Siç mbrojte policinë e partisë kur dhunoi aktivistët dhe tërhoqi zvarrë një zonjë, apo siç mbrojte Ardin Veliun e partisë kur linçoi dhe shpifi publikisht ndaj nënës së 15 vjeçrit, që rrahën policët e tij, edhe sot vendose të mbroje përdhunuesin e minorenes duke justifikuar Besën e pabesë, tek e cila askush nuk ka më pikën e besimit. Shkollat sot janë katrahurë dhe çerdhe militantësh, në të cilat nuk ka rregulla perveç xhunglës se korrupsionit dhe krimeve, që në vend të parandalohen, ato fshihen. Për ato heshtet dhe prej tyre largohen rilindasit, si djalli nga temjani, edhe pse jeni ju, Rama, përgjegjësi kryesor i kësaj që po korrim. Ti e mbolle këtë kulturë sepse ti erdhe me krimin në pushtet! Ti i mbrojte dhe gënjeve për secilin prej tyre kur opozita t’i denoncoi njëri pas tjetrit dhe sot po ti bën te prekurin kur në fakt, ti je vete dhuna! Prej teje pres vetëm të ikësh dhe ta mbyllësh atë gojën mavi për këto pak kohë qeverisje që të ka mbetur, pasi vetëm pallavra nxjerr sa herë që flet!

 

 

 

 

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here