Basha bën krahasimin: Biznesi po falimenton, Rama harxhon mijëra euro për fundjava në Paris me charter

0
99

Kreu i PD, Lulzim Basha, mëngjesin e sotëm është ndalur në Kombinat të Tiranës për të vijuar Basha thotë se edhe këtu si në çdo vend tjetër situate është e njëjtë, biznese drejt falimentimit, lista pagesash dhe qytetarë që nuk kanë mundësi të blejnë.

Situata ekoonomike është në qendër të takimeve të mia. Ka një rënie të konsumit si kurrë më parë. Është i njëjti realiteti si vendet dhe qytetet e tjera ku bizneset po falimentojnë, njerëzit nuk plotësojnë dot as nevojat minimale. Dhe fjala e parë është listat, janë shtuar listat e personave që nuk kanë mundësi të paguajnë, tek dyqanet e bukës, ushimeve. Varfëria kudo, Bizneset dhe qytetarët janë lënë në mëshirë të fatit. Ndërkohë Edi Rama bredh në Europë me mijëra euro që do të mjaftonin për të mbajtur mijëra biznese apo të ndihmonte qindra familje.

Konfirmohet dhe nga Banka Batërore që 1/3 familje shqiptare ka prekur fundin. Nuk kkishte pse të ishte kështu. S’kishte pse kriza të rrënonte ekonominë. Por paratë tuaja në vend që t’iu ndihmonin, për t’iu çliruara, paratë shkuan tek oligarkët kontratat korruptive, shkatërrimi i pronës publike. Kjo situatë e tmerrshme ka një përgjegjës, ai që ka vënë interesat e xhepat e tij, nuk i dhimbsen shqiptarët. Ne kemi vizionin për të ndryshuar këtë situatë. Do vazhdoj takimet nga Kombinati. Qëllim kryesor është të jem afër njerëzve dhe jo e zbukuruar nga propaganda duke gënjyer me regji qëndrore. Ai i ka bërë paratë rrush e kumbulla, që ikën në fundjavë në Paris me charter, dhe ua ka dhënë lekët oligarkëve”,- tha Basha.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here