Genc Pollo publikon emrat: Provokim, 6 nga negociatorët e Ramës me BE-në miratuan shembjen e teatrit

0
137

Në një postim të Facebook, ish-deputeti i Partisë Demokratike, Genc Pollo publikoi sot listën e emrave të grupit negociator me Bashkimin Europian teksa e quan provokim perfshirjen ne liste te keshilltareve qe votuan per shembjen e Teatrit Kombetar.

Me këmbë të mbarë!! Negociatorët e Ramës me Brukselit janë ata që miratuan shkatërrimin e Teatrit Kombëtar.Dua të bind veten se është rastësi dhe jo qëllim ogurzi por nuk po arrij dot. 1/3 e grupit negociator me BE, i miratuar dje nga qeveria rilindiste, janë këshilltarët bashkiakë që “votuan”, s’dihet se kur dhe se si, pro VKM-së së Edi Ramës për shëmbjen e kompleksit të Teatrit Kombëtar!!! Kjo mbasi Komisioni Europian ka qenë kritik me shembjen dhe në Parlamentin Europian po zgjerohet protesta kundër kësaj barbarie. Provokimi nuk është i fshehur por açik. A po e bën me qëllim që të sabotojë negociatat pa nisur ende? Zoti na ruajt nga lart në qiell por përgjigjen Rama duhet t’a marrë këtu në tokë!”– shprehet Pollo.

Whatsapp Image 2020 05 30 At 8.58.49 Pm
Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here