Gënjeu para mediave por ja si u zbulua e vërteta/ Pranga 51-vjeçarit në Fier që dogji shtëpinë e dhunoi gruan

0
132

Policia e Fierit ka vënë në pranga një 51-vjeçar të akuzuar se ia ka vënë zjarrin banesës dhe ka ushtruar dhūnë psikologjike ndaj bashkëshortes 44-vjeçare.

Specialistët për Hetimin e Krímeve në Komisariatin e Policisë Fier, arrestuan në flagrancë shtetasin Aliosha Simaku, 51 vjeç, banues në fshatin Rreth Libofshë.

Sipas policisë, arrestimi i këtij shtetasi u bë pasi në fshatin Rreth Libofshë, i ka vënë zjarrin banesës, duke shkaktuar dëmtimin total të saj dhe ka ushtruar dhūnë psikologjike ndaj bashkëshortes së tij shtetases Gj.Simaku, 44 vjeçe.

Por dje teksa mediat vendase kishin shkuar në banesën e fierakut për ‘t’i qarë hallin’ që i ishte djegur shtëpia, ai kishte deklaruar se shkak ishte bërë një shkëndijë elektrike dhe kërkonte ndihmë. Me sa duket pas hetimeve ka rezultuar ai përgjegjësi i zjarrvënies që e la familjen të pastrehë.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here