Kalo e thotë hapur: E pakuptimtë mbyllja e Parkut të Liqenit dhe plazheve. Ja çfarë përdor për t´u mbrojtur nga Covid-19

0
127

Mjeku i njohur Tritan Kalo pohoi mëngjesin e sotëm se prej datës 1 shkurt ka nisur përdorimin e hidroklorokinës, bazuar në një protokoll mjekësor.

Kalo tha se ka nisur përdorimin e hidroklorokines si profilaktik, nuk ka pasur asnjë efekt anësor dhe ka rezultuar si mbrojtës ndaj Covid-19.

“Kam nisur përdorimin e hidroklorokinës si profilaktiv, dy herë në javë ose 400 mlg, bazuar në protokollet mjekësore.

Ky preparat nuk përdoret për të sëmurët kardiakë dhe në momentin që shfaqen probleme anësore ndërpritet përdorimi i saj.

Edhe në spitalin Infektiv për pacientët që janë trajtuar për Covid-19, pasi i janë nënshtruar analizave të zemrës, janë trajtuar me hidroklorokinë”, tha Kalo, në një lidhje me Abcnews.

Gjithashtu ai pohoi se është e pakumtimtë mbyllja e Parkut të Liqenit apo e plazheve, por kërkoi nga qytetarët respektimin e masave.

“Duart duhet të lahen 6 herë në ditë minimalisht, të respektohen ato që konsiderohen distanca sociale, une nuk e kuptoj sepse merren vendime për mbylljen e plazheve apo kodrave, përfshi këtu edhe Parkun e Liqenit”, tha Kalo.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here