Senatori italian kritikon ashpër prishjen e TK-së: Mos të heshtim, në Tiranë u shkatërrua një simbol i artit dhe miqësisë mes dy shteteve!

0
66

Paolo Romani, senator i Partisë CAMBIAMO në Itali, kritikon shembjen e Teatrit Kombëtar. Ai shprehet se “një vend pa memorie është një vend pa të ardhme”, thoshte Montaneli dhe kjo frazë rëndon mbi Shqipërinë pas shkatërrimit të Teatrit Kombëtar për ti hapur rrugën spekulimit me ndërtimet”.

Zhvillimi dhe modernizimi i një qyteti, në evoluim të shpejtë si kryeqyteti i Shqipërisë, duhet përshëndetur dhe vlerësuar, por jo kur harrohet të ruhet historia e tij. Teatri i inauguruar në vitin 1938 ishte dhe një prej simboleve të miqësisë mes Shqipërisë dhe vendit tonë (Italisë). Ishte projektuar nga arkitekti Giulio Berte për kompaninë “Pater-Costruzioni Edili Speciali e Milanos”,- thotë ai.

Senatori italian akuzon qeverinë italiane për heshtjen ndaj shkatërrimit të një vepre që simbolizonte edhe miqësinë mes Shqipërisë dhe Italisë. “Heshtja e institucioneve italiane, duke nisur nga ministri Di Maio, rezulton një heshtje faji për shkatërrimin e një simboli të rëndësishëm për dy vendet. Urojmë që të braktisen projektet spekulative dhe rindërtimi të mund të sjellë pamjen origjinale të Teatrit, i cili deri para shkatërrimit ishte një nga qendrat më të rëndësishme të kulturës në kryeqytetin shqiptar”,- shprehet Romaniraporton agjencia e lajmeve AGI.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here