Flet ish-gjyqtari i Strasburgut, Ledi Bianku: Problemi kryesor në Shqipëri, mungesa e Gjykatës Kushtetuese dhe të Lartë

0
185

Ish gjyqtari i Gjykatës Europiane të të Drejtave të Njeriut dhe profesori i Drejtësisë Ledi Bianku,  ka komentuar atë çfarë po ndodh me reformën në drejtësi në Shqipëri, në një lidhje me Skype nga Strasburgu për Çim Peka LIVE.

Sipas juristit të njohur, ligji 84/2019 e tregojnë se si krijohet KPA dhe KLP. Nëse një anëtar nuk plotëson kriteret do të përbënin një problem për kovnentën numër 6 të Konventës Europiane për të Drejtat e Njeriut.

“Problemi kryesor është mungesa e Gjykatës së Lartë dhe asaj Kushtetuese. Pra pengohet aksesi në gjyqësor”, tha ish-gjyqtari i Strasburgut.

Çdo gjyqtar dhe prokuror që është shkarkuar nga Vettingu, ka bërë ankesë pranë Gjykatës së Strasburgut?

“Sipas informacioneve që kam parë në websiten e gjykatës, më rezulton që problemet kryesore janë procesi i rregullt, i drejtë dhe i barabartë për të gjithë prok dhe gjyqtarët.

Një tjetër problem është legjislacioni, krejt i paqartë. Paanësia e anëtarëve të Komisioneve përkatëse, shumica e të cilëve nuk vijnë dhe nuk janë zgjedhur nga gjyqësori. Një tjetër problem është jeta familjare dhe private. Këtu mund të flitet për afate të gjata”, u shpreh Bianku.

Kur mund të ketë një përgjigje nga Strasburgu mbi këto çështje?

Nuk kam informacione se kur mund të dalë. Kur numri i çështjeve para Strasburgut është rritur dhe kur problematika që ngrejnë janë goxha të ngjashme, do të ishte e udhës që Gjyk të vendoste sa më shpejt që situata në Shqipëri të mos bëhej e pakthyeshme. Nëse vendoset pas 3-4 vjetësh, kur në Shqipëri gjyqtari ka vuajtur pasojat, ose do e rikthejë në detyrë personin, ose do ta dëmshpërblejë financiarisht. Por do të rrëzonte edhe sistemin e Vettingut”, tha Bianku.

Sipas tij, Brukseli është shumë aktiv sa i përket reformës në drejtësi në Poloni, ndryshe nga çfarë po ndodh në Shqipëri.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here