I ftuar në Ora News, përfaqësues i PD-së në Këshillin Politik, Oerd Bylykbashi u shpreh se ideja e propozuar nga Rama për heqje koalicionesh nuk mund të ndodhë.
Bylykbashi: Historia e heqjes së koalicioneve Edi Rama ta arkivojë se nuk ka për të ndodhur. Edi Rama ka dhënë sinjalet që do ta bëjë reformën në mënyrë të njëanëshe që t’i bëjë rregullat siç do. Ne jemi në tryezë për të arritur një kompromis dhe që kjo të mos ndodhë.
Edi Rama do të vazhdojë edhe këtë javë në mënyrë që ta nxjerrë nga binarët, por ne do t’i qëndrojmë këtij procesi deri në fund. Ramë si djeg shumë Këshilli Politik, pasi deligjitimon parlamentin, por ne do të bëjmë gjithçka që deri në 31 maj të kemi kompromiset e nevojshme.