Ish-deputeti i PS ndahet nga jeta, Meta mesazh ngushëllimi: Do na marrë malli gjithnjë për burra të tillë!

0
101

Ish-deputeti i Partisë Socialiste, Niko Faber eshte ndare sot nga jeta ne moshen 80-vjeçare.

Presidenti Ilir Meta ne nje mesazh ngushellimi thekson se kontributi i tij do të mbetet gjithmonë i nderuar.

Mes të tjerash, Meta thekson se “do na marrë malli gjithnjë e më shumë për burra të tillë, patriotë, me dinjitet dhe kontribut qytetar”.

“Lajm shumë i trishtë dhe befasues për mua ndarja nga jeta e ish-deputetit Niko Faber. Kontributi i Tij publik, si në Korçë dhe në nivel kombëtar do mbetet gjithmonë i nderuar. Do na marrë malli gjithnjë e më shumë për burra të tillë, patriotë, me dinjitet dhe kontribut qytetar. Jam pranë familjes Faberi, të afërmve dhe të gjithë miqve të Tij në këtë ditë tragjike. I përjetshëm kujtimi i Tij!”, shkruan Meta.

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here