FOTO/ Besimtarët myslimanë thyejnë rregullat e qeverisë, dynden masivisht për të falur Bajramin

0
104

Në disa xhami kryesore në Tiranë, Durrës, Fier, Elbasan, Kukës dhe Shkodër është faluar namazi i Fiter Bajramit, megjithëse dot vendi ishte në izolim total dhe nuk lejohej lëvijza për shkak të pandemisë COV ID-19.

Këto foto ndryshe nga festat e tjera të Bajramit, vijnë nga qyteti i Durrësit ku qytetarët janë falur në shesh duke ruajtur distancën nga njëri-tjetri.

Pavarësisht kësaj feste të shenjtë për myslimanët, zonat e kuqe janë të mbyllura dhe nuk do të lejoheshin asnjë aktivitet, por besimtarët kanë vendosur që të grumbullohen për të kryer ritet e faljes duke thyer rregullat e qeverisë.

Në Kukës dy xhamitë e qytetit u mbipopulluan nga besimatërt në ceremoninë e faljes së namazit të Fiter Bajramit.

Edhe në Berat në dy xhamitë e qytetit të Beratit në xhaminë e “Sahatit” në lagjen (Çelepias) dhe Xhamin e Plumbit në qëndër të qytetit është kryer falja e Bajramit.

Namazi i Fitër Bajramit këtë vit po falet nëpër xhamia sipas masave dhe protokollit të publikuar më parë dhe jo siç ka qënë tradita në pedonalen e qytetit.

Po ashtu qindra besimtarë kanë marrë pjesë në ceremoninë e faljes së namazit të Fitër Bajramit në qytetin e Durrësit, por kjo falje eshte bërë në distancë nga rregullat dhe shiritat e kuq të distances të vendosur nga xhamia.

Pas një muaji agjërim besimtarët musliman në Elbasan kanë kryer Faljen e Namazit në xhamitë e qytetit. Falja nën drejtimin e imameve u krye në ambjentet e brendshme dhe të jashtme të xhamive sipas rekomandimeve te Komunitetit Musliman Shqiptar.

Edhe në Shkodër është kryer falja e Bajramit në xhaminë e Parrucës. Ligjerata u mbajt nga imam Muhamed Sytari myfti i Shkodrës i cili tha se ky do jetë shekulli i islamit të cilët do tregojnë lartësimin e fesë së tolerancës dhe bashkimit./Faxweb.al

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here