Dokumenti/ Shkarkimi i personelit akademik, Senati zhvlerëson vendimin e Rektorit Mynyr Koni

0
117

Senati Akademik i Universitetit të Tiranës ka zhvlerësuar vendimin e Rektorit Mynyr Koni për shkarkimin nga puna të personelit akademik në kohë të plotë.  Në letrën er firmosur nga Zv/kryetarja Prof.Asoc.Dr Eliona Kulluri, Senati Akademik i Universitetit të Tiranës vendosi:

1.Të konstatojë pavlefshmërinë absoluteve të vendimeve të Rektorit të UT për zgjdhjen në mënyrën të menjëhershme të kontratave të punës për personelin akademik me kohë të plotë, Znj. Majlinda Keta, Z.Bernard Dosti, Znj. Oriona Mucollari, Z. Ardian Doka e Znj.Eglantina Gishti dhe vazhdimin e marrëdhënieve të punës së tyre me Universitetin e Tiranës në Njësitë kryesore përkatëse.

2.Referimi te Kodi i Punës nuk ka relevancë ligjore për punësimin dhe ndërprerjen e marrëdhënieve të punës për personelin akademik i cili rregullohet nga Ligjipër Arsimin e Lartë dhe Statuti i UT.

3.Për shkak se procesi zgjedhor në UT ka filluar, zgjedhje e KIZ të ri do të bëhet mbas përfundimit të këtij procesi për Autoritetet Drejtuese dhe Organin Drejtues në Universitetin e Tiranës.

4.Ky vendim i përcillet për zbatim Rektorit, Drejtuesve të Njësive Kryesore, KIZ dhe KZF të Fakulteteve si dhe u njoftohet personelit akademik, Bordit të Administrimit dhe Administratorit të Universitetit të Tiranës.

Kujtojmë se pedagogia Keta u shkarkua së bashku me grupin e pedagogëve që shkaktuan probleme në UT në kushtet e situatës së pandemisë. Vendimi për shkarkimin e tyre erdhi në prag zgjedhjeve për rektor dhe anëtarë të senatit, ndërsa Majlinda Keta sulmoi rektorin e Universitetit të Tiranës Mynyr Koni duke pohuar se vazhdon të bëjë luftë. (A.M/Faxweb.al)

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here