Të zhduken këta klysha k*rvash/ Me tone të ashpra lidhur me shembjen e TK, prezantueses i bllokojnë Fb pas gjuhës së ashpër kundër qeverisë….

0
115

Prezantuesja dhe regjizorja Inida Gjata, e njohur për publikun si Zhaku, ka reaguar me tone të ashpra lidhur me shembjen e Teatrit Kombëtar.

Përmes postimeve në rrjetin social, ajo shkruan “njerëz, prioriteti është të zhduken këta klysha kurvash. Teatri bohet pastaj. Urgjente është zhdukja e këtyre urgjent! Për ate ti mblidhni firmat, për zhdukjen e këtyre të bëhen protestat. Njerëz fokusohuni në thelbin e problemit. Ky kancer nuk zhduket me përkëdhelje miq!”.

Por pas këtij reagimi të ashpër, Zhakut iu bllokua llogaria në rrjetin social pas 2800 raportimeve

Megjithatë Zhaku me ndihmën e një inxhinieri ka mundur që ta rimarrë faqen e saj ndërkohë që ka paralajmëruar se ato që e raportojnë do të thyejnë kokat e tyre.

“2800 raportime, bllokuan faqjen time në FB sot miq të dashur dhe unë nuk mund të postoja sot asnjë status. Por Zoti, sa ti shton ” armiqtë” aq ti shton dhe miqtë dhe falë angazhimit vullnetar e të menjëhershëm të një Ing. emrin e të cilit e kam sekret se është 007 im kundër censurës së pushtetit, faqja u lirua.

Nëse e raportoni prapë, unë prapë do e liroj, pra mos i hyni luftës me mua se sic po e shihni, do thyeni kokat tuaja”, shkruan Zhaku.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here