“Janë kërcënuar jetët e artistëve”/ Avokatja e Popullit: Shembja e Teatrit, ditë e trishtë, atë që nuk e bëri tërmeti e bën institucionet

0
93

E ftuar në edicionin e lajmeve në Ora News, avokatja e Popullit, Erinda Ballanca u shpreh se dita e shembjes së Teatrit Kombëtar, ishte një ditë e trishtë.

Ballanca: Ishte një ditë tejet e trishtë. Asgjë nuk ishte normale, asgjë nuk ishte ashtu sikurse duhet të zbatohej ligji. Kjo është një çështje shembja, e cila do të ngrejë shumë problematika, dhe kërkon një diskutim të thellë. Do të jetë gjykata ajo që do të vendosë në fund. Është shkelja e të drejtave të njeriut, përderisa kërcënohen të drejtat kulturore dhe përderisa janë kërcënuar jetët e personave që kanë qenë brenda Teatrit. 

Në këtë situatë, funksionalët shtetërorë që kanë bërë një grumbullim të tillë, duhet të na tregojnë se ligji zbatohet edhe për ta. Kjo është një çështje që duhet sqaruar. Është e qartë se asnjë ndërtim nuk prishet pa u marrë leja për projektin e ri. Parimisht leja për prishjen merret nga një institucion përkatës me projektin e ri. Këshilli Bashkiak, mori një miratim në cilësinë e pronarit pa një leje.

Ballanca shtoi se bashkia tashmë i dhuroi një godinë të shembur Tiranës në qendrën e saj.

Ballanca: Ne jetojmë një realitet aspak të bukur. Ne do të kemi në mes të Tiranës një godinë të rrënuar. Atë që nuk e bëri tërmeti e bën institucionet. Ende nuk ka një fond dhe një projekt të miratuar për Teatrin e ri. Për çfarë arsyeja duhet të na japin një rrënojë në qendër të qytetit. Pse duhet që kjo bashki dhe qeveri, kur thoshte se nuk ka fonde për qytetarët, tani na dalin se paskan para për ndërtimin e një Teatri të ri. 

 

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here