Me video/ Deputeti Roshi ndërton pa leje në pronë publike në Sarandë, qytetarët shpërthejnë në akuza dhe ia prishin: Ore b****, i kam blerë me djersë

0
149

Saranda Web ka raportuar se Artur Roshi, deputet i parlamentit shqiptar, po ndërton pa leje dhe po kërcënon qytetaret që perpiqen të mbrojnë pronën publike, të cilën ai përpiqet ta zaptojë, ndërkohë strukturat  shtetërore po heshtin.

Pamjet e mëposhtme tregojnë momentet e tensionit mes banorëve dhe deputetit Artur Roshi. Banorët akuzojnë se deputeti po ndërton në pronë publike në zonën e plazhit në Sarandë, ndërsa banorët kanë dalë në mbrojtje të pronës publike.

Në vendngjarje shihen edhe forca të Policisë Bashkiake Sarandë të cilët thjesht po bëjnë sehir. Roshi shikohet që shkarkon nga mjeti materilaet ndërsa shan dhe fyen qytetarë me fjalor të pisët duke thënë se po e bën me djersë. Ndërkohë qytetarët i thonë se duhet t’i vijë turp pasi është deputet.

 

 

https://www.instagram.com/p/CAPwgpkHAnr/?utm_source=ig_embed

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here