Intervista ekskluzive/ Fjalët tronditëse të Edmond Budinës: Dhe nëse vijnë tani për ta shembur Teatrin, të na hedhin gaz, ne brenda jemi, le të vdesim….

0
126

Ekskluzivisht per standard/ Intervista e kineastit Edmond Budinës çfarë ka ndodhur me Teatrin, dhe si erdhën deri në ditën e sotme, kur makinat e INUK po sillen rrotull kete mbremje, për të shembur godinën ku mbahet prej 27 muajsh protestesa e shoqërisë civile dhe artistëve, e qytetarëve të Tiranës në mbrojtje të trashëgimisë kulturore, dhe pronës publike

 

 Intervista

 

-Z. Budina para se të flasim për teatrin, më detyron kujtesa, që të shkoj në gusht të vitit 1990, kur ju mes 40 intelektualëve, më të njohur të vendit, morët pjesë në takimin me ish presidentin Alia, për të kërkuar pluralizmin politik…që ende nuk e besojmë se ndryshoi Shqipërinë…Tani, pas kaq vitesh, çfarë mendoni, keni një reflektim?

 

Ai gushti i vitit ’90, nuk është se shkuam ne për të kërkuar pluralizmin, por na thërriti Ramiz Alia për të në marrë mendim, të jemi realist. Padyshim intelektualët në atë takim nuk është se patën ndonjë guxim të jashtëzakonshëm për t’ju kundërvënë Ramiz Alisë. Natyrisht pati zëra që u ngritën, që thanë edhe ndonjë gjë më shumë, por natyrisht aty nuk u mor asnjë vendim, dhe pluralizmi erdhi më vonë.

Lëvizja e studentëve, kur u ngritën në dhejtor, ishte padyshim, e ndryshoi Shqipërinë njëherë e përgjithmonë. Fatmirwsisht unë isha si në takiminme 40 intelektualët, por dhe në takimin e studentëve me Ramiz Alinë, në dhjetor të 1990. Jam i vetmi person që kam qenë në dy takimet. Për mua, takimi me studentët ishte shumë më mbresëlënës se takimi me intelektualët, duke përfshirë edhe veten time, sepse ende ekzistonte një lloj frike. Ndërsa me studentët ishte krejtësisht tjetër gjë, ishim më të guximshëm, e shumë herë më të çliruar. Kjo bën diferencën e jashtëzakonshme mes takimit të studentëve me Ramiz Alinë se sa me intelektualët, për më tepër që ishte dhe një revoltë e përgjithshme popullore ndërrsa takimi me intelektualët ishte gati në fshehtësi në një lloj kuptimi.

Por, ajo që më bën të reflektoj pas kaq vitesh që Shqipëria nuk ka ndryshuar shumë, ato mbeturina të frikshme sot me këtë pushtet. Unë nuk jam i kënaqur në këta 30 vjet, nga ky tranzicion jashtëzakonisht të gjatë. Kam një delusion të madh nga e gjitha klasa politike

Nuk i kënaqur nga ky transzicionin i gjatë, kam deluzion të madh sepse Shqipëria mund të kishte shumë herë më përpara, dhe më mirë se ç’është.

Korrupsioni galopant, kjo ekonomi  që akoma nuk ecën si duhet, varfëra e njerëzve, – të gjitha kanë të bëjnë me një klasë politike jo shumë të përgjegjshme. Po marrim një shembull meqë jemi në një ditë aktuale. Ja të marrim Teatrin Kombëtar, për të cilën të gjitha qeveritë që kanë qenë në këto 30 vite nuk kanë bërë asgjë për ta rikonstrukuar këtë teatër, kjo tregon se çfarë mendësie kemi ne si shqiptarë ose më saktë kjo klasë politike që nuk ka vepruar ashtu si duhet. E përsëris se, unë personalisht, kam pasur deluzion të madh nga politika e këtyre viteve të demokracisë, por pa dyshim nuk ka të krahasuar me këtë që po ndodh sot me qeverinë Rama, kjo është jashtë mendjes..Këtu, ne, po kthehemi realisht në diktaturë.

 

 

 

-Ka ironi, në këtë bisedë tonën sot, ju jeni sërish mes një grupimi intelektualësh duke protestuar në mbrojtje të Teatrit, aktiv – i pakompromis në këtë kauzë, – përballë një pushteti që akuzohet si pushtet absolut, korruptiv duke vënë dorë përmes ligjit arbitrar mbi pronën publike siç është trualli i Teatrit Kombëtar, e firmosur për ta shembur. Në fakt historia e Teatrit nuk është e re. Rama, kryeministri i sotëm, ka rikthyer hakun e vjetër, protestën masive të ’98 të artistëve që ia prishën planet atëkohë. Sot rrezikon të jemi shumë më afër planit të Ramës apo shpëtimit të Teatrit?

 

Ky moment është deçizvi qoftë në njërin krah qoftë në tjetrin. Ne jemi të vendosur ta mbrojmë ata janë të vendosur ta prishin.Padyshim situate është tepër e tensionuar. Unë shpresoj që ata t’i thërrasin mendjes deri në momentin e fundit.

Nuk do ta kisha emnduar kurrë që mbas 30 vitesh, pasi kishim rrëzuar komunizmin të kthehesha e të protestoja përsëri, për të mbrojtur sërish demokracinë, për të risjellë në fund të fundit demokracinë sepse realisht, situate ku jemi sot është një diktaturë.

Qeveria po merr masa drastike të tilla që në kohë koronavirusi që do t’imbyllë njerëzit pa arsye, orar pa orar, vetëm përmes ca urdhërave përmes facebook – kjo është skandaloze për mua, pa u mbledhur një këshill ministrash, për të dëgjuar opinionet e të tjerëve,- të gjitha vetëm me urdhër të një njeriu. E kam thënë edhe herë të tjera, me ironi, se ky është një Salep Sulltan – siç thotë Noli, ku edhe për mua është e pakonceptueshme, kjo gjë.

Ne, jemi të vendosur ta mbrojmë teatrin deri në fund por edhe ata janë të vendosur për ta shembur teatrin me çdo kusht. Ne jemi të përkrahur nga qytetarët e Tiranës, por mendoj se Rama e forcën e pushtetit, me frikën, e terrorin që ka ngjallur me rastin e koronavirusit, duke rritur rastet e të infektuarve të rinj, janë të gjitha gënjeshtra. Dhe me këtë rast duan të shkojnë sërish tek karantinimi, unë them se janë të gjitha gënjeshtra. Shiko se ku kemi arritur, ata thonë çfarë të duan, ata kanë çdo gjë në dorë, dhe  çdo gjë e vendosin ashtu si duan vetë…Ata e panë reagimin e qytetarëve të Tiranës, dhe të gjithë Shqipërisë për shembjen e teatrit kombëtar. Prandaj ata duan të na izolojnë, të na fusin në karantinë.

 

 

 

-Në kohën më të rëndë që po kalojmë, të kësaj pandemie mbarëbotërore, në Tiranë politika qeveritare vazhdon punën e saj kundër një vullneti qytetar siç është lufta juaj për mbrotjen e Teatrit Kombëtar, godinës së saj historike, tashmë të certifikuar nga Europa Nostra. Rasti i fundit ka të bëjë me vendimin për t’ja kaluar në pronësi Bashkisë, çfarë do të thotë për ju ky hap i ndërmarrë nga kryeministri, shumë zëra thonë se i hap rrugë shembjes? Për ju çfarë është në të vërtetë ky akt, sidomos në këto ditë karantimi të popullatës?

 

Ky është një akt mafioz. Këtu ka disa gjëra, për faktin që ai nuk arriti vetë, me fuqinë që kishte në këto dy vite e gjysëm, nuk arriti ta shembte. Tani ka hedhur një lakej të tij, që po përpiqet të bëjë këtë që po bën. E përsëris, se këta përfitojnë nga rasti i pandemisë

duke na mbbyllur brenda sepse duhet të dini një gjë, që në këtë periudhë që kemi qenë të mbyllur nëpër shtëpi, në Tiranë janë shembur vilat më të vjetra. Po humbasim identitetin, po e betonizojnë Tiranën duke mbushur xhepat e tyre. Kjo është evidente. Mafia e ndërtimit këtu nuk ka pushuar asnjëherë së punuari. Nëse gjithë ekonomia shqiptare u ndal, e kemi parë se si ekonomia e mafias ka punuar e si punon, natë – ditë, betonieret rrugëve të Tiranës kur nuk kishte asnjëri. Këtë po shfrytëzon kjo qeveri, dhe një nga rastet është edhe Teatri Kombëtar. Ata përsëri do mundohen që në këto ditë karantinimi të na sullen. Ne, kemi informacione të sakta që ata në këto dy ditë do të vijnë të na sulmojnë sepse do të vendosin karantinën, do të na mbyllin të gjithëve me mendimin që, do të na izolojnë nga populli për t’i mësyrë këtu, për të na nxjerrrë jashtë, për të shkatërruar teatrin, për të bërë gjithçka ata duan. Por, ne, do jemi këtu gjithsesi.

 

 

-Protesta 24 orëshe, si dhe ajo e ditëve të fundit, ku u angazhuan forcat e policisë duke irrituar më tej situatën , a ju ka shteruar fuqinë? Çfarë keni vënë re në këto muaj e muaj rezistencë, çfarë nuk shkon me shoqërinë tonë, me politikën? Mjaft artistë që iu bashkuan lëvizjes në fillim, sot janë kundër: disa u kërcënuan, disa u shitën e, u blenë, disa ikën në punë të tyre, disa indiferentë…dhe vazhdon e njëjta sjellje prej tyre.

 

Nuk di ç’të të them: nganjeherë mendoj se ky është një popull katran me bojë. Nganjëherë them, se jo, mbase nuk kanë faj. Gjithsesi njeriu ka një ndjesi qytetare. Nesër pas nesër kur të mendojë se çfarë ka bërë në jetën e tij, duhet edhe ti vijë turp në fund të fundit, që nuk kanë qenë koherent me atë që ka bërë në jetën e vet. Unë mund ta kuptoj që të kërcënojnë me punën, me rrogën, me jetën – është e vështirë, por ama nuk mund të kalohet gjithë jeta kështu, me kokën poshtë, se po të heqin bukën, se po ta heqin nesër…Sepse politika po bën atë që do. Disa njerëz pasurohen në maksimum dhe disa varfërohen në maksimum. Shikoni se çfarë po ndodh me çmimet, të energjisë elektrike, apo të ujit, ushqimet dhe shikoni a janë rritur gjë rrogat, a janë rritur pensionet? Jo. Njerëzit po shkojnë drejt varfërimit dhe kjo nuk na jep aspak të drejtën që ne, të rrimë kokëulur, që mos e ngremë kokën, e të protestojmë. Të gjithë duhet të protestojmë kundër kësaj situate. Nuk mundemi ne të rrimë dhe të bëjmë sehir, për atë çka ata po na bëjnë. Ata në një farë kuptimi po na përdhunojnë në të gjitha drejtimet. Shikoni se çfarë po ndodh me naftëtarët, minatorët, fasoneritë…gjithandej njerëzit janë të varfëruar dhe të revoltuar. Atëhere si është e mundur që ne të rrijmë akoma me kokën poshtë. Kam një deluzion se si është e mundur që njerëzit nuk ngrihen të gjithë së bashku për të mbrojtur të drejtat e tyre. Absurdi shkon ekstrem në këtë vend, sepse ka nga ata që, duke qenë militant partie thonë se: s’ka gjë le të rrijë në baltë, le të rrijë pa bukë, rëndësi ka të fitojë partia ime! Këtë absurd unë nuk e kam parë në asnjë vend të botës. Kam parë tifozë të një partie a një tjetre por të arrihet por që të arrihet deri në këtë ekstrem, në një shpërbërje morale të këtij lloji, të një populli për mua është jashtë mendjes, nuk arrij dot ta perceptoj.

Po, mesa duket, siç i thonë një fjalë: ky popull këtë feste meriton! Dhe, të jemi realist, ky pushtet është i paligjshëm: parlamenti nuk e ka numrin, zgjedhjet lokale janë të paligjshme, zgjedhjet e 2017 janë të blera, janë fakte…dhe këtu askujt nuk i hyn gjemb në këmbë. Plasin skandale, po nuk arrestohet njeri…plasin të tjera skandale me rrugë 20 milionëshe, hidhen para pa fund…unë nuk e kuptoj se çfarë ka të majtë në këtë qeveri! Nuk ka asgjë socialiste në këtë qeverisje. Këtu është grumbulluar një bandë mafiozësh të cilët bëjnë afaret e tyre dhe nuk iu kërcet fare për popullin dhe të gjithë këta njerëz që ngrenë kartonat, sipas urdhërit të kryetarit për mua është e paperceptueshme. Nuk shoh një zë që të ngrihet, edhe nëse ka është kaq i mekur sa pas një farë kohe vazhdojnë sërish i lëpihen pushtetit domethënë kthehen me bisht ndër shalë nga pushteti në mënyrë skandaloze. Njeriu mund të jetë edhe me pak, por dinjitetin as nuk ta shet dhe as nuk ta ble kush. Po të duash të kesh dinjiteti, e ruan edhe në varfëri. Këta nuk ruajnë dinjitetin as në pasuri as në varfëri.

 

 

 

-Veliaj me të marrë “pronën” e Teatrit të “dhuruar” nga Rama, nisi menjëherë deklaratat e tij, me avazin e parë, se godina aktuale e Teatrit është prej kashte, pa dinjitet për artistët, dhe njëkohësisht duke injoruar grupimin që gdhin çdo natë aty, në mbrojtje të tij. Ne e dimë se Teatri tashmë nuk është cështje e artistëve, por çështje e polisit, qytetit, e publikut…Ne, e dimë se ranë dy tërmete të fuqishme dhe u përballua nga godina me jetë 80 vjeçare, keni një mendim pse ndodh kjo kokëfortësi e politikës, bashkisë, qeverisë…përveç arsyes se u kanë dhënë fjalën një biznesi, çfarë nuk është thënë deri tani?

 

Për mendimin tim këtu është evidente afera korruptive. Këtu ka një bashkëpunim mafiozo-pushtet. Nguti që ata kanë për të prishur Teatrin Kombëtar, insistimi që ata kanë për të shkatërruar kujtesën, kulturën për mua është evidente. Përveç kësaj kryebashkiaku i Tiranës është një kryegënjeshtar, këtë nuk kam frikë ta pohoj. Sepse gënjeu për mua personalisht, kur tha se jam antar i këshillit kombëtar të partisë demokratike. Vetëm një njeri që me 21 janar u lyente kokat me bojë protestuesve për të nxitur gjakderdhje në shesh, vetëm për këtë fakt ai duhet të dënohet…ti lëmë të tjerat. Edhe fakti, që ai vepron në mënyrë tinëzare edhe në mbledhjen e fundit të këshillit bashkiak kur kishte deklaruar mbledhjen një ditë pas, por kishte aprovuar një ditë para me email dhe në mënyrë të fshehtë, kjo do të thotë se kanë diçka për të fshehur dhe se, afera korruptive është evidente. Këtu bandat ja kanë shtrënguar lakun si duket qoftë kryebashkiakut, qoftë edhe kryeministrit. Sepse është e pamundur kur e gjithë Evropa e mbron Teatrin Kombëtar, ka gjetur financimin për restaurimin e Teatrit, ndërsa këta insistojnë me ngulm prishjen kjo tregon se këta kanë diçka për të fshehur, është e pamundur të jetë ndryshe. Ata lekët e shqiptarëve s’kanë pse t’i prishin. E kam thënë edhe herë tjetër që ta prishësh këtë teatër ka një kosto, që merret nga xhepat e shqiptarëve. Edhe ndërtimi i teatrit të ri ka një kosto. Ata mund të kursejnë lekët e prishjes dhe të ndërtojnë një teatër të ri, kudo që të jetë. Këta luajnë me këtë gjë, sepse veç kokëfortësisë unë shoh që këtu ka një aferë korruptive të padiskutueshme. Zërat nëpër Tiranë flasin që ata i kanë marrë lekët, ndaj nuk mund të tërhiqen. Unë nuk dua t’i hyj kësaj përderisa nuk kam fakte. Por që ka një aferë korruptive kjo është evidente. Ky Teatër, godina i rezistoi dy tërmeteve dhe t’ju vijë turp atyre që firmosën për shembjen e tij, që thanë nuk i reziston kohës. Teatri është i ndërtuar me material nga më inovativet, edhe sot shtëpitë, e sidomos mjediset kulturoro artistike kanë këtë material, pasi kanë një akustikë të jashtëzakonshme. Dhe t’ju vijë turp atyre që janë profesionistë që firmosën për shembjen e teatrit, ata nuk gjë tjetër veçse disa shërbëtorë të pushtetit që marrin rrogën, madje marrin dhe shpërblim plus. Sepse është e pamundur që një profesionist të marrë atë vendim, kur arkitektë, inxhinierë dhe ekspertë evropianë e kanë cilësuar si një vlerë arkitekturore të jashtëzakonshme qoftë edhe nga pikëpamja tektonike, por edhe sa i përket materialeve të ndërtimit, qoftë edhe për faktin se, është inovitet i periudhës së fashizmit.Kështu që kjo mënyrë për të reaguar, nxituar për ta prishur nuk është gjë tjetër veçse fshehje e afareve të pista, korruptive, mafioze.

 

 

 

-Akademiku Artan Fuga, ndër të vetmit që ka qëndruar konsistent, në qëndrimin e tij për mbrotjen e Teatrit, tha së fundi se duhet një referendum për Teatrin. Sa të drejtë a të domosdoshme e shikoni këtë, dhe a mund të jetë tashmë thjesht çështje e Teatrit ky fenomen?

 

Së pari, e vlerësoj Artan Fugën për mbështetjen që i ka dhënë kësaj çështje. Personalisht jam kundër referendumit, jo se nuk duhet bërë. Jam që në çdo vendimarrje, të kësaj natyre duhen bërë me referendum. Në rastin e një trashëgimie kulturore duhet të flasin njerëz që janë specialistë të kësaj pune, dhe të merren nga pikëpamja politike. Sepse trashëgimia e një vendi nuk mund të kalojë në këtë mënyrë. Nuk mund të ngrihet populli i Romës të kërkojë shembjen e Koloseut për të ndërtuar një gradaçelë. Nuk mund të ndodhe me Teatrin sepse kjo nuk na përket vetëm ne, i përket brezave që kanë shkuar, por edhe të ardhshëm të cilët duhet ta jetojnë këtë qytet ashtu si ja kanë lënë të parët e tyre. Kështu që nuk më duket zgjidhja më e mirë. Përveç kësaj, ne jemi dëshmitar që këtu gjithçka vidhet. Vota vidhet në mënyrën më skandaloze dhe askujt nuk i hyn gjemb në këmbë.

Një pushtet i këtij lloji që të vjedh zgjedhjet, që kanë të bëjnë me jetën e njerëzve, mendoni se si mund t’i blejnë ata njerëzit për një referendum të këtij lloji. Ju e dini që këtu, në Teatër, vlera e fitimit kalon mbi 200 milionë e lart. Në skenën e Teatrit kemi paratë që i ka bërë një artist se sa është vlefta e këtyre parave. Me tërë këto para at ajanë të gatshëm të bëjnë çdo gjë. Kështu që nuk besoj se referendumi mund të jetë zgjidhja e kësaj gjëje.

 

 

-Në gjithë këta muaj protestë besojmë se është një rast unik, edhe pse politika është mundur ta zhbëjë, ta injorojë si një grupim i vogël, dhe jo vullnet të një mase më të gjerë. Megjithatë ne kemi qenë prezent në protestat e fuqishme të juaja, para presidencës, se si iu bashkuan qytetarët, dhe shënoi një nga protestat  më masive, e më paqësore. Nisur nga kjo ide e fundit, a mendoni se forma paqësore mund ta bindë politikën e qeverinë të heqë dorë nga vendimet e saj, që burojnë këtu e 20 vite të shkuara? Çfarë nuk ka ndodhur në fillim (kujtoj vitin 2000) a mund të ndodhë tani?

 

Mendoja që shqiptarët ishin ndërgjegjësuar sadopak, dhe protesta paqësore të ndikonte tek mendjet e njerëzve. Por kur ke të bësh me interesa mafioze, edhe me çmenduri personale, mesa duket këtu nuk funksionon paqja.

Llogjika e këtyre është ta shtyjnë popullin drejt përplasjes. Sepse një njeri që prezanton, s’po flas për vitin ’98 apo vitin 2000, por edhe në 2018, kur thirri një grup artistësh, me një prepotencë të jashtëzakonshme nuk dëgjoi asnjë zë. Por, paraqiti një biçim projekt dhe tha: Teatri i vjetër do shembet; ky është projekti; unë po iki se kam punë!

Një sjellje prej rrugaçi, jo prej kryeministri e sidomos prej një lideri të një partie siç është partia socialiste, sepse është për t’u nderuar, sepse aty aderojnë edhe njerëz shumë të ndershëm e të mirë, se edhe kjo parti ka vlerën e saj në shoqërinë shqiptare. Por sjellja e atij lloji për mua është e papranueshme. Një pushtet kaq prepotent që nuk merr parasysh fare gjykimin e të tjerëve por vetëm atë që bëj Unë, kush jam Unë, vetëm Unë, por vetëm Uni i një njeriu nuk mund të dominojë një vend. Ky vend nuk është pronë e kryeministrit, e atyre që kanë qenë, dhe as e atyre që do vijnë, as e kryebashkiakëve që kanë qenë, dhe atyre që do vijnë. Ata janë shërbëtorë të popullit, që duhet t’i shërbejnë atij me dinjitet dhe koherencë, dhe me dashuri për qytetin e tyre. Si është e mundur të mos kesh një ndjesi dashurie për këtë qytet, dhe ta shkatërrosh?! Të shkatërrosh vetëm atë çfarë të thotë koka ty, apo ç’të thotë interesi yt, që të mbushësh xhepin dhe të mos kesh asnjë interes.

 

 

Po thoni se për t’u përballur në rezistencën tuaj forma paqësore bie, rrëzohet…?

 

Përderisa ata do vijnë të na sulmojnë, padyshim që forma paqësore rrëzohet. Edhe më 24 korrik ishin ata që na tërhoqën zvarrë, jo ne…Është faji i tyre nëse kjo do të ndodhë.

 

 

A keni menduar si do vazhdojë rezistenca juaj nëse fadromat do zbarkojnë këtu,  pra sot, në Teatër?

 

Ne do jemi brenda, le të na vrasin bashkë me shembjen e Teatrin. Edhe nëse do të përdorin gazin, unë i sëmurë me zemër jam, le të ma japin këtë goditje të fundit. Edhe nëse vdes, e di që vdes për një kauzë, që nesër nipërit e mi, do kenë kokën lart.

 

 

– Jeta juaj duket e vrullshme, një kineast i angazhuar, me stuhi protestash të fuqishme, një përvojë e guximshme kjo, duke qenë në zemër të tyre. Nëse në ’90-ën kishit forcën e lirisë, për të qenë të lirë, po sot çfarë ju motivon, sa besoni se do e fitoni këtë betejë?

 

Po të mos besoja nuk do isha këtu, edhe për faktin se ne do jemi aty brenda edhe nëse na varrosin atje. Tashmë kjo është bërë bindje e fortë brenda vetes. E kemi thënë jemi për teatër të ri, por në një vend tjetër. Nuk di nëse kjo kauzë do fitohet, por ne jemi me besimin se do ta çojmë deri në fund. Edhe ndërkombëtarët na kanë mbështetur, na dhënë të drejtë. Më 24 korrik ishin ambasadat e huaja që thanë të heqin rrethimin e policisë.Nuk besoj se Europa do rrijë indiferente, ne kemi komunikime të shumta me Parlamentin Evropian, apo Europa Nostrën dhe shumë aktorë politikë jashtë vendit.Besoj se dikush nga jashtë do t’I thotë ndal, mos të kalojnë cakun. Në momentin që do kalojnë cakun përgjegjësia do mbetet e tyre, njolla do t’u mbetet atyre dhe nëse do arrijnë të derdhin gjak, gjaku do t’u mbetet përherë në ballë ku, do ta kenë të shkruar: nga disa artistët që vdiqën për të mbrojtur pronën publike. Intervistoi: L.M/ standard.al

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here