“Ose po bën humor, ose është karagjoze…”/ Këngëtarët e njohur “masakrojnë” në rrjet Ministren e Ekonomisë

0
109

Ministrja e Financave dhe Ekonomisë, Anila Denaj, ishte e ftuar mëngjesin e sotëm në emisionin “ABC-ja e mëngjesit” për të folur rreth situatës së vështirë ekonomike që po përballet vendi për shkak të pandemisë. Ajo u shpreh se sektori i ndërtimit ka shumë nevojë për fuqi punëtore dhe kushdo që do të ndryshojë punën dhe do të ofrohet për të punuar në të mund të përfitojë shumë.

“Kjo situatë mund të sjellë rimodelimin e fuqisë punëtore. Nëse ai punonjës punonte në hoteleri-turizëm, tani mund të punojë në ndërtim. Sepse fondet e rindërtimit janë të paprekura. Fleksibiliteti për të ndryshuar punën duhet të jetë i lartë”, tha Denaj.

Kur u pyet nga moderatori, Enkel Demi, nëse fleksibiliteti në ndërtim vlen edhe për këngëtarët, që po vuajnë më së shumti pasojat e pandemisë, ministrja u shpreh: “Edhe këngëtarët që përmendët ju duhet të mendojnë në këtë drejtim. Qarkullimi në këto sektorë do të jetë më i ulët dhe do të ketë një rialokim”.

Kjo deklaratë ka ngjallur reagime të shumta tek këngëtaret, të cilët e kanë konsideruar sa qesharake, po aq edhe nonsens. Ndër të parët që ka reaguar në lidhje me deklaratën e ministres ishte Renis Gjoka, i cili ka shkruar në “Facebook” dhe “Instagram”. “Ose po bën humor, ose është karagjoze si e gjithë dora e këtyre. Hë më thuaj ti tani. Të qesh apo të dh*hem duke qeshur?”, ka shkruar Rensi.

Menjëherë pas tij kanë reaguar edhe këngëtarë të tjerë, të cilët kanë komentuar në postimin e Gjokës.

“Unë them ta kapim shpejt se do mbetemi dhe pa ndërtim”, ka shkruar Eranda Libohova me ironi.

“Edhe më kishte thënë babi, bëhu inxhiniere. Apo mos e ka fjalën për lekët e palosura që kemi edhe t’i pastrojmë? Mbase për këtë e ka fjalën. Për pastrimin e parave që kemi na ngatërron me kolegët e saj”, komenton Aurela Gaçe.

“Këngëtarët kudo si ndodhen në aksion”, shkruan Besa Kokëdhima.

“Ky po që është lajm! Tullaxhie domethënë?! Skandaloze”, komenton Mariza Ikonomi deklaratën e ministres në një postim të saj.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here