Firmosën relacionin për shembjen e TK, paditen në prokurori 3 inxhinierë….

0
116

Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit ka paditur në prokurorinë e Tiranës 3 inxhinierë të Institutit të Ndërtimit pasi kanë firmosur relacionin që ia kanë dorëzuar Bashkisë së Tiranës ku sugjerojnë shembjen e godinës

Sipas përfaqësuesve të AMT-së janë paditur Elbarina Kola specialiste pranë Institutit të Ndërtimit, Artur Hasantare përgjegjës në këtë Institutit dhe Olsi Nunaj specialist.

Akuza nën të cilën ata do të hetohen nëse prokuroria nis një të tillë është ‘shpërdorim detyre’, bazuar në nenin 248 të Kodit Penal.

Në kallëzimin e kësaj aleance sqarohet se 3 nga 5 inxhinierët që kanë firmosur këtë relacion nuk e kanë inspektuar fare objektin e godinës së Teatrit Kombëtar dhe i janë referuar ‘nga zyra’ siç pretendojnë aktivistët, një akti konstativ të vitit 2018.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here