Artur Zheji: RTV Ora nuk gris kontratën me opinionin, lojë e ndyrë për të goditur një media

0
463

Inspektoriati Shtetëror Shëndetësor ka vendosur të gjobisë dhe më pas të mbyllë aktivitetin e Tv Ora. Pa paralajmërim, ISHSH ka paraqitur pa paralajmërim dy shkresa të cilat në përmbajtje kanë edhe gabime të rënda.

Madje vetëm përmes tre fotove Inspektorati Shtetëror Shëndetësor ka vendosur 20 milionë lekë gjobë.

Për drejtuesin e emisionit 360 Gradë në Rtv Ora, Artur Zheji, kjo është shkelje e fjalës së lirë.

“Kjo është pjesë e një strategjie që nuk ka lidhje me koronavirusin por korona pushtetin. Për fat të keq këto veprime dhe akte administrative janë prova gjeneriale të një fushatë frikësuese ndaj mediave që nuk respektojnë shkopin e dirigjentit të stafit kryeministror që të thotë ua sa mirë qeveria, ministria e shëndetësisë, kryeminisri etj. Realisht ai me veglat e tij, veglat nuk kanë as shpirt, as tru dhe as identitet”,- shprehet Zheji.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here