Po ku është Ministri i Mjedisit, në këtë kasaphanë në Gjirin e Lalzit?!

0
254

Nga Jamarbër Malltezi.

Gjiri i Lalzit ka një vijë bregdetare të formuar prej mijëra vitesh sedimente të Erzenit dhe ruajtur mirë deri tani. Por tani po lindin disa pontile me gurë, që bllokojnë lëvizjen e lirë të ujit dhe sedimenteve, pra po e golemizojnë! Asnjë pushtues nuk ia ka bërë këtë krim natyrës shqiptare.

 

Për ilustrim, ja disa foto nga gjendja e vijës së bregut të detit në Lalz krahasuar me Golemin dhe Malin e Robit. Nëse nuk ndalen këto marri, nesër vija bregdetare e Lalzit do t’i ngjajë asaj të Malit të Robit. Por ku është Ministri i Mjedisit në këtë kasaphanë?!

1) Ndërhyrje të këtilla kërkojnë proces vlerësimi ndikimi në mjedis (VNM), për të cilën duhet ta mbikqyrë dhe në fund ta miratojë apo refuzojë Agjensia e Mjedisit ku ministri ka emëruar një ish-doganier veç pse ishte miku i tij dhe kryetar i PS-së.

Në procesin e VNM kërkohet që të ketë studime të kujdesshshme – të thelluara ose jo – të kryera nga ekspertë të fushës dhe në vijë bredgetare do të prisnim të kishim ekspertë të batimetrisë dhe sedimentologjisë që të hartonin një projekt që nuk bën shumë dëm. Por deri tani nuk përgjigjet askush nëse ka leje mjedisore për këto krime mjedisore.

2) Ligji detyron që të kryhen dëgjesa me publikun para se të fillojnë punime që dëmtojnë mjedisin, por nuk ka asgjë të këtillë.

3) Ligji detyron Inspektoriatin Mjedisor të monitorojë kushtet e lejes mjedisore, por këtu jemi rehat se batërdia nuk ka fare leje mjedisore dhe të pashkollët shkrinë fare edhe Inspektoriatin.

4) Ligji detyron edhe vendosjen e tabelës informuese para se të fillojnë punimet, por në një vend pa gjykata dhe ku hajdutët kapin drejtësinë duket si luks i madh të kërkosh zbatimin e ligjit.

Po pse paguajmë paga për një ushtri mjedisorësh?!

Pse paguajmë rrogë për Klosin, kur ai kos po ha?!

Pse paguajmë paga për një Agjenci Bregdeti, ku këtu mund të ngrejë cilido nga një pontil me gurë, mjafton që të kollitet tek ata që mbyllin sytë fort që të mos shohin oligarkët?!

Pse paguajmë për Agjenci Mjedisi kur askush nuk e përfill?!

Pse kemi në ligj, Inspektoriat Mjedisi, kur nuk monitoron asgjë?!

Ah, po. Reforma po ecën shumë mirë…

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here