Tension te Teatri, Robert Budina: Veliaj po provokon një vëllavrasje! Revoltë popullore, nuk tërhiqemi

0
109

Robert Budina thotë se bashkia e Tiranës përmes 5 efektivë u ka dërguar një letër ku u kërkon që të lirojnë godinën, që tashmë është pronë e bashkisë, pasi qeveria ia kaloi javën e kaluar. Ai shprehet se nuk do të tërhiqen dhe do të mbrojnë deri në fund Teatrin Kombëtar.

“Këtu kanë qenë njerëzit tanë, që bëjnë dezhurnin e përhershëm, erdhën 5-6 policë të bashkisë, që sollën këtë akt konstatimi, që kërkon të lirohet prona e bashkisë që është në administrimin e bashkisë në vendimin e Këshillit të Ministrave. Në fund firma është e Elton Dervishit. Është e qartë si është bërë VKM. Mund të jetë një provokim që të vijë policia për të na arrestuar. Tjetra është se mendojnë se mund ta marrin realisht këtë pronë. Ai po provokon një vëllavrasje. Do të organizohemi dhe do të bëjmë një protestë të madhe para bashkisë që ai të kuptojë forcën e numrave”.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here