Tirana sot është një qytet i betonizuar/ Vasili: Vandalëve nuk i intereson….

0
118

Qeveria dhe bashkia po bëjnë tentativat e tyre për shembjen e Teatrit Kombëtar, gjë që është kundërshtuar fort nga grupi i artistëve, shoqëria civile dhe opozita.

Nisur nga kjo, nënkryetari i LSI, Petrit Vasili drejton gishtin nga Kryeministri Edi Rama dhe kryebashkiaku Veliaj, të cilët e kanë vandalizuar Tiranën. Në një intervistë për emisionin “Ditë e Re” në RTV Ora, Vasili tha se Tirana është një qytet që nuk ventilohet, pasi është betonizuar nga Edi Rama dhe Erion Veliaj.

Petrit Vasili: Argumentet më banale që përdorin janë në funksion të kësaj që interesa korruptive dhe vënia e një damke të shëmtuar që ka vetëm emrin e grabitjes. Kompleksi i teatrit është oazi i vetëm që i ka shpëtuar këtij evazioni vandalesk të ndërtesave të mëdha pa kuptim. Po të bëni një llogari shumë të thjeshtë, flas Tirana çka qenë është dhe  çdo të bëhet sipas këtyre, Tirana vdes nga pikëpamja urbane, një qytet armiqësor nga pikëpamja shëndetësore, është i kredhur në beton. Nuk ka qenë kështu Tirana, por këta lloj vandalësh që kanë ardhur në Tiranë nuk u dhemb dhe nuk u intereson. Nuk i intereson as shëndeti i qytetarëve, por edhe i fëmijëve që lindin. Tirana është qytet që nuk ventilohet. Burimet e ventilimit të Tiranës kanë qenë liqeni artificial, që tani i janë vënë diga dhe pallate.

Arjola Shehu: Bashkia ka marrë një nismë për ndërtimin e biçikletave, që të rrallohen makinat?

Petrit Vasili: Si humor në kohën e covidit ishte shumë i gjetur ky humor. Tirana sot është një qytet i betonizuar që nuk ventilon. Është një qytet armiqësor për njerëzit. Po të bësh një krahasim para 2000 dhe pas 2000 çfarë ka ndodhur me qendrën e Tiranës. Ne jemi qarë para 2000 për kryetarët e bashkise se ndërtuan kioska. Por ishin kioska dhe një operacion një mujor e solli qytetin në normalitet. Më thoni, ka operacion  që ringjall më këtë qytet. Kjo ka ndodhur pas Edi Ramës dhe vazhdon me këtë që ka ardhur tani, që u votua  nga qytetarët se tha unë nuk do jap asnjë leje ndërtimi. Merreni shikoni, nuk ka cep dhe rrëze të Tiranës që mos ndërtohet me kulla dhe beton.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here