Teatri Kombëtar/ Rama i papërmbajtur: Mezi pres të shembet…

0
113

Kryeministri Edi Rama, në një konferencë virtuale me gazetarët, është pyetur lidhur me planet për shembjen e Teatrit Kombëtar. Rama tha se mezi pret të shembet godina dhe të ndërtohet një Teatër i ri, madje tha se kjo ka qenë dëshira e tij që në vitin 1998.

“Ai është një proces për të cilin unë jam shprehur, sa vite u bënë. Jam njeriu i fundit që duhet të pyesni për të kërkuar ndonjë hap mbrapa. Jam i pari që e kam thënë që prej viti ‘98 që ajo godinë duhet shembur dhe Shqipëria duhet të ketë një teatër të denjë. Mezor pres që të shoh një teatër të ri. Pastaj të gjithë kanë të drejtën e opinionit”, tha kryeministri.

Qeveria e ka kaluar tashmë stafetën tek Bashkia e Tiranës, për ta shembur godinën, e cila është përfshirë në listën e 7 objekteve më të rrezikuara në Europë nga organizata “Europa Nostra”.

 

Kundër planit Rama-Veliaj, kanë dalë aktorë dhe aktivistë të shoqërisë civile. Ndërkohë, kryebashkiaku Veliaj ka refuzuar mundësinë e një referendumi.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here