Shqiptarët, të fundit e Ballkanit për paratë e ndihmës nga qeveria

0
93

Më të njëjtin stil se si mburret pa shkak, se jemi nga vendet më të spikatura në rruzull për mënyrën si e kemi përballuar pandeminë, kryeministri Edi Rama rrefuzon të pranojë se jemi të fundit në rajon për ndihmën financiare që u është dhënë në llogaritë e tyre qytetarëve.

Pra, për atë që në gjuhën profesionale quhet si “ndihma direkte”, ne renditemi pas Serbisë, Kosovës, Maqedonisë, Bosnjes dhe Malit të Zi.

Një vëzhgim i bërë nga revista Monitor, sipas shifrave të FMN-së, tregon se në krahasim me Prodhimin e saj të Brendshëm Bruto, qeveria shqiptare ka dhënë më pak se të gjitha shtetet e sipërpërmenduara.

Mbështetjen direkte më të madhe e dha Serbia me 3,2% të PBB.

Në Kosovë, qeveria Kurti ofroi si pagesa direkte në llogaritë e punonjësve që humbën punën dhe shtresat në nevojë 2.5% të PBB.

Në Bosnjë Hercegovinë ajo është në shifrën 1.5% të PBB-së

 Maqedoni qytetarët në nevojë kanë marë një shifër të barabartë me 1,2% të PBB-së.

 Mal të Zi ajo është sa 1% të PBB-së.

Ky kontribut me pikatore i qeverisë të Tiranës për qytetarët e saj më të varfër vjen si shkak i borxhit të lartë. Shqipëria renditet si shteteti me borxhin më të lartë në rajon (66%) në raport me Prodhimin e Brendshëm Bruto, duke u kaluar vetëm nga Mali i Zi (79%)

Pikërisht këtu duhet kërkuar edhe arsyeja se përse sipas të dhënave të Fondit Monetar Ndërkombëtar, fondet direkte, si pagesa për shtresat në nevojë dhe qytetarët që humbën punën ashtu edhe për bizneset që rrezikuan falimentin në Shqipëri, ishin sa 0.86% e PBB-së në vend, rreth 11 miliardë lekë (97 milionë euro).

Edhe në të ardhmen shpresa për ata që janë më të prekur nga kjo krizë sa sanitare aq edhe ekonomike është tejet e vogël. Sipas parashikimeve të Bankës Botërore, Shqipëria, ashtu si gjithë rajoni mendohet se do të zhytet në recesion, ku papunësia mund të rritet me 66 mijë vetë. Ndërsa rritja ekonomike mund të jetë negative nga -5% në -7%, ndërkohë që për Ballkanin Perendimor ajo paarashikohet nga -3% në -5.6%./Lapsi.al

Image

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here