‘Paketat e qeverisë na degradojnë’, kreu i Shoqatës së Biznesit të Vogël: Po na faturohet energjia që kemi konsumuar vitin e kaluar

0
93

Kreu i PD-së, Lulzim Basha zhvilloi nje takim me Kreun e Shoqatës së Biznesit të Vogël, Albert Nasto.

Nasto tha se gjendja e biznesit është shumë e rëndë dhe i bëri thirrje qeverisë që të emetojnë urgjentisht para dhe t’i shpërndajë, duke theksuar se paketat ekonomikë të qeverisë janë tallëse dhe nuk janë ndihmuar të gjithë.

“Ne si biznese të vogla nuk mund të kalojmë dot as mjë muaj e lëre më shumë se dy muaj mbyllur. Qeveria nuk ka asnjë plan afatshkurtër dhe afatgjatë. Këta paketa po na degradojnë. Duket sikur ne duam lëmoshë, por ne nuk duam lëmoshë. Kushtetuta thotë se në gjendje të fatkeqësisë natyrore, nëse qeveria e bashkia mbyll bizneset, atëherë duhet t’i dëmshpërblejë për gjithçka. Bashkitë nuk kanë bërë gjë. Baret dhe restorantet të mos harrojmë se harxhojnë shumë energji elektrike, por po paguajnë fatura afrofe, pasi po u llogaritet ajo që kanë shpenzuar vitin e kalaur.

Nuk mund të kalohet kjo krizë me 260 mijë lekë a 400 mijë lekë të vjetra. Këtu duhet të hidhet lekë. Kjo pagesë ka qenë tallëse. Nëse jemi bërë për këtë pagesë, kurrë mos e marrshim. Ne me ftesë të kryetarit të opozitës kemi ardhur për të bërë ekspoze të situatës. Mos harrojmë se as gjysma e bizneseve nuk ka marrë ndihma. Duhet të hapen bizneset e bashkë me to, edhe qytetarët duhet të jenë prezente. Të ndjekim modelet e shteteve rajonale e europiane. Gjendja e bizneseve është shumë e rëndë, ndaj duhet lehtësim taksash”, tha Nasto.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here