Ftesë nga mazhoranca për reformën zgjedhore, Basha jep përgjigjen e prerë: Nëse pranohen propozimet e PD, e votojmë që nesër!

0
99

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, teksa ju pergjigjej gazetareve, foli edhe në lidhje me ftesën e kryetarit të Reformës Zgjedhore, Damian Gjiknur, që opozita të marrë pjesë në këto tryeza.

Ai theksoi se opozita i ka parashtruar kërkesat e saj.

Dua të mbani vëmendjen tek problemi i madh, pandemia ekonomike. Të tjerat janë gënjeshtra. Nuk jemi larguar kurrë nga tryeza. Qeverisë i ka munguar vullneti të shprehet për propozimet tona. Ia kemi çuar propozimet tona. Kemi gati edhe propozime të tjera. Qeveria s’ka përse pret javën që vjen. Ne jemi gati të vazhdojmë me tryezën dhe të votojmë reformën që nesër. Që t’iu japim qytetarëve një qeveri legjitime dhe që të kujdeset për fatin e tyre, për ekonominë që po bie në gropë.”, tha Basha.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here