“Kush e drejton ekipin e ekspertëve?!”, Pipero zihet ngushtë! Dyshimet se Qeveria i merr vendimet pas këshillave të një Komiteti Fantazmë…

0
86

Që kur u konfirmuan personat e parë me koronavirus në vend, kryeministri Edi Rama dhe qeveria e tij i janë referuar një komiteti ekspertësh për vendimmarrjet.

Mirëpo se kush është ky ekip ekspertësh nuk dihet. Mjeku i cili ka dalë më shumë përpara publikut për të sqaruar mbi pandeminë është doktor Pëllumb Pipero, i cili ka komunikim dhe takime me këtë komitet. Por ai ose nuk e di, ose nuk dëshiron të zbulojë emrin e drejtuesit të këtij komuniteti.

Në një lidhje me emisionin e Çim Pekës, ai u mundua dhe u stërmundua t’i shmangej pyetjes se “kush është drejtori i Komitetit Teknik?”.

 “Natyrisht që kam dijeni. Një pjesë e rëndësishme e përbërësve të atij komiteti janë kolegët e mi, një pjesë e të cilëve shkëmbejmë opinione apo mendime çdo ditë. Por natyrisht nuk më takon mua, nuk e kam tagrin për të vënë në diskutim as përbërjen e komitetit, as mendimin e tyre, as vendimin e institucioneve”- tha Pipero.

Por pasi Çim Peka këmbënguli për emrin pasi s’mund të jetë sekret shtetëror emri i drejtuesit të komitetit teknik, Pipero tha: “Ju thashë se disa anëtarë të atij komiteti janë kolegët e mi. Do t’ju lutesha të mos m’i bëni mua këto pyetje. Do t’ju lutesha të diskutojmë bashkë në aspektin teknik.  Ka një Komitet Teknik, një komitet ekspertësh të cilëve mund t’i drejtoheni. Pse doni emra? Ç’rëndësi ka emri?! Disa prej tyre i keni parë çdo ditë duke bërë përditësimin. Ju lutem, unë njoh institucionin.”

Kështu në Shqipëri, qeveria duket se po i merr vendimet pas këshillave të një Komiteti Fantazmë ku rolet nuk janë të ndara

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here