Kohë të arta për diktatorët/ Edhe sa do mbajë kurrizi i shqiptarëve?!

0
106

Nuk ka asnjë dyshim që pandemia aktuale do ta ndryshojë përditshmërinë por pyetja dhe dilema që mbetet është  se si dhe në çfarë mase? Në shekuj, fatkeqësitë natyrore, pandemitë, kanë qenë, janë e do të mbeten kohë të arta për diktatorët.

Shqipëri do ketë më shumë zemërim, më shumë uri se në shumë vende të tjera… Mjafton të sjellësh ndërmend një specifike që gati një e treta e fuqisë punëtore janë punëtorë sezonalë nëpër Europë dhe në vendet fqinje dhe këtë herë do ngelin për një kohë të gjatë si miza në gotë…Ata që i gënjen mendja se errësira do të ulë numrin e të uriturve, e kanë gabim, kjo errësirë vetëm do të shtojë numrin e të zemëruarve. Paketa e ndihmës ekonomike e dhënë nga qeveria, ishte me e vogla në Europë. . Është një ironi e madhe,  me jetën e shqiptarëve, që të dëgjojnë kreun e qeverisë që merr emër për emër, nga ata që shkruajnë, duke nënkuptuar kështu që nuk ka më asnjë institucion në këtë vend përveç tij.  Kryeministri i vendit ka autoritet të padiskutueshëm për masat e marra. Ka ndryshuar kodin penal dhe po ashtu ka shtyrë gjendejn e jashtëzakonshme për dy muaj.  E ta mendosh qe dhe dy muaj të tjerë i vetmi autoritet publik që do na urdhërojë për cdo veprim tonin do të mbtetet një: “Kryeministri i vendi”

Qeveria të kuptojë se koha lëviz shpejt, kërkon vendime objektive dhe kjo nuk mund të realizohet me kurba “magjistarësh”, por me informacion nga terreni nëpërmjet testimeve masive. Por sidoqofte, qeveria mburret se  rezultati qe kemi eshte fal  masave të saj kufizuese.

Të gjithë e kanë kuptuar që është e rëndë që ne sot të vazhdojmë të qeverisemi nga nje pushtet i tille, është e tepërt që Shqipëria ta paguajë kaq shtrenjtë papërgjegjshmërinë e një njeriu vetëm. Qe nuk di gje tjeter vec të flasë me një gjuhë horrori për një luftë imagjinare dhe alarm kombëtar, me shpresën se frika do ti bëjë njerëzit të harrojnë barkun bosh. Në mendësinë e politikanëve të tillë, çdo krizë zgjidhet, jo duke menaxhuar problemet, por duke kontrolluar mediat.

Pasojat e kësaj do t’i vuajmë gjatë mesa duket, nëse nuk ka një reagim ndaj kësaj situate. Sa do mbajë kurrizi i njerëzve? Këtë vlen ta shohim, por duhet thënë se, edhe pa këtë krizë, pesha ka qenë në limit…

STANDARD.AL/ R.V

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here