Propozimi i Beqajt për uljen e pensioneve, Murrizi nxjerr zbuluar qeverinë…

0
98

Deputeti Myslim Murrizi foli në Kuvend për familjet që supozohet të jenë ndihmuar nga ana e qeverisë. Duke iu referuar shifrave të publikuara nga Rama në Facebook, Murrizi skanoi tre prej qarqeve që shifrat janë për të vënë duart në kokë, ku në Gjirokastër psh janë ndihmuar 6 mijë familje më shumë sesa ka i gjithë qarku.

“Kam përpara të gjitha printimet e të parit tuaj, në të gjithë Shqipërinë kanë përfituar 409 mijë familje, unë nuk dua të numëroj familjet, 100 herë është thënë që çfarë iu pengon që rtë bëni publike emrat e atyre që kanë përfituar.

Ajo që më bën përshtypje është një sodazh i tre qarqeveve, në Fier kanë marrë ndihmë sipas Ramës 10 mijë e ca familje, që i bie nga dy familje për qark, Qarku i Gjirokastrës, që është dhe qarku i orgjinës së virusit, ka më shumë se 26 mijë familje që janë ndihmuar, ndërkohë që Instat thotë se ka gjithsej 65 mijë banorë, nëse i pjestojmë për tre se është qark nikoqir, i bie që të jenë 20 mijë familje gjithsej, ato 6 mijë që iu teprojnë i bie që të kaloni me ndihma dhe në prevezë dhe Igumenicë apo në Janinë, i bie që të kenë marrë të gjithas familjet e këtij qarku ndihmë.

Në Shkodër thoni se keni çuar ndihmë 23 mijë familjeve, ndërkohë që në dy biznese me nga 400 punëtorë, ata thonë se nuk kanë marrë asnjë ndihmë”, tha Murrizi, që nuk la pa komentuar dhe deklaratat e Beqajt për uljen e pensionëve, ku me ironi tha se e mbështeste.

“Pashë mbrëmë edhe një debat të stisur, ku një ish-ministër i juaji thotë që ti heqin pensionet pensionistëve, dhe unë ashtu them, hiqjani se çfarë e duan ata, del pastaj shpëtimtari dhe thotë se jo, po ua lë unë si bamirës”, tha Murrizi

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here