Beteja me koronavirusin/ 30 viktima, 431 të shëruar dhe 32 të shtruar në spitale…

0
137

Ka shkuar në 30 numri i viktimave nga koronavirusi në vend, ku një person ka humbur jetën mëngjesin e sotëm. Viktima është një burrë nga Kruja.

“Mëngjesin e sotëm ka ndërruar jetë një 52-vjeçar nga Kruja me iniciale S. B i cili ka qëndruar për 8 ditë në reanimacion i intubuar në spitalin infektiv. Ministria e Shëndetësisë i shpreh ngushëllimët familjarëve. Shkon në 30 numri i qytetarëve që e kanë humbur betejën me këtë sëmundje, megjithë përpjekjet e stafit mjekësor“, njofton ministria.

Gjatë 24 orëve të fundit, 9 pacientë të tjerë i janë shtuar listës së të shëruarve, duke e çuar totalin e të shëruarve nga COVID-19 në 431.

Aktualisht në vendin tonë, 289 persona janë aktivë me COVID19.

Në shërbimin infektiv aktualisht janë 27 të shtruar. 3 pacientë janë në terapi intensive.
Në spitalin COVID 2 “Shefqet Ndroqi”, janë 5 pacientë të shtruar. 2 pacientë janë në terapi intensive në gjendje më të rënduar.
Në dy spitalet COVID aktualisht po marrin shërbim 32 pacientë.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here