Eksperti i njohur i ekonomisë deklaratë të fortë: Qeveria të hapë lëvizjet, nuk kemi luksin për fasha orari…

0
76

Nuk e ka habitur aspak vendimi për anulimin e tenderave të rikonstruksionit të shkollave e kopshteve mes tyre dhe asaj të “Sami Frashërit”

Eksperti i njohur i ekonomisë, Pano Soko në një intervistë për Ora News e quan vendim të pritshëm pë shkak të shkurtimeve buxhetore.

‘Vendim ishte i pritshëm për shkak të shkurtimeve buxhetore. Këto, e projekte të tjera do të jenë pjesë e rishikimit të shpërndarjes së fondeve buxhetore. Qeveria do të ndërmarrë iniciativa të tilla edhe në të ardhmen” thotë Sako.

Por mendon se përpara shtyrjes së rikonstruksionit të një shkolle qeveria do të kishte bërë më mirë të anulonte një koncesion

“Që në fillim kam qenë partizan i anulimit të koncesioneve. Më mirë të ishte anuluar një koncesion sesa të shtyhet rikonstruksioni i një shkolle si “Sami Frashëri” që ka një numër të konsiderueshëm nxënësish. Pse po bëhen tendera sekretë? Vetëm për shkak të çmimit.  Një maskë qeveira e blen me katërfishin e çmimit. Nëse do të kishim kursyer këto lekë mund të kishim shpëtuar shkollat e kopshtet që i kemi shtyrë për një afat të dytë duke future në ngërç sistemin arsimor. Me ose pa dashje është bërë dëm kur mund të menaxhohej më mirë situate 

Eksperti i njohur i ekonomisë propozon hapjen e fashave të orareve pasi masat shtrënguese po e dëmtojnë shumë ekonominë.

Pano Soko: “Vendet e punës që janë humbur, në versionin më pozitiv janë 100 mijë. Por a kemi ne mundësi ta përballojmë. Familjet nuk kanë rezerva të mjaftueshme. Shteti shqiptar nuk i ndihmon dot sepse është ky që është.. as bizneset nuk i ndihmon dot të mbijetojë. Mos harroni pandemia vret njerëz por dhe ekonomia vret.  Nuk kemi luksin të mbajmë fashat e orareve por ta hapë të plotë lëvizjen, madje të shkojmë përtej të mund të nxisë  bizneset bankat postat, supermarketet të qëndrojnë 24 orë hapur. Me pagën e luftës, 26 mijë lekë mund të mbijetosh një muaj, por muajin e dytë nuk jeton dot më .. nuk është zgjidhje paga e luftës. Janë humbur vendet e punës.. Është qesharake kur thua hap bizneset por ndërkohë njerëzit qëndrojnë në shtëpi. Hap fashën orare që njerëzit të shkojnë të blejnë ushqime, rroba, pajisjet elektroshtëpiake.”

Situata të tilla tregojnë qartë se sa vlejnë ata që zgjedhim për të na qeverisur.

“ Duhet që ata që zgjedhim dhe kanë në dorën jetën tonë të jenë specialistë” thotë Soko në intervistën për Ora News me gazetarin Klodi Karaj

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here