Kryemadhi denoncon skandalin: Janë rritur faturat e energjisë, ka abuzim tek matësat

0
99

Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi ka deklaruar se po bëhen abuzime me faturat e energjisë elektrikë dhe se duhen ulur çmimet e saj për qytetarët, teksa shtoi se duhet t’I krijohen mundësi ekonomisë që të fillojë të lëvizë duke përmendur edhe sektorin e turizmit.

Kryemadhi tha për ReportTv se në vend që të ulen taksat, kjo nuk është bërë nga qeveria dhe sa i përket uljes së çmimit të energjisë, ajo pohoi të kundërtën duke theksuar se është rritur.

“Po të merreni të shikoni faturat e energjisë elektrike dhe t’i krahasoni me matësat do të shikoni që ka një abuzim”, citon Kryemadhi.

Sai përket transparencës dhe zgjatjes së gjendjes së fatkeqësisë natyrore, për të parën Kryemadhi deklaroi se kamungesëtë theksuar ndërsa për të dytën, është absurd sepse vijoi ajo, ne duhet të fillojmë t’i krijojmë mundësi të paktën ekonomisë që të fillojë të lëvizë dhe duhet të krijojmë disa mundësi edhe për turizmin.

“Me thënë të drejtën si qytetare, nuk shoh dicka që ka bërë qeveria dhe une si qytetare kam përfituar. Do të vlerësoja nëse do të kishin ulur taksat, taksat përkundrazi nuk janë ulur. Do vlerësoja nëse do të kishin ulur cmimin e energjisë elektrike. Përkundrazi nuk është ulur cmimi energjisë elektrike por është shtuar. Po të merreni të shikoni faturat e energjisë elektrike dhe t’i krahasoni me matësat do të shikoni që ka një abuzim. Pra, për mua kjo është shumë e rëndësishme, mungesa e transparencës e para, e dyta, zgjatja deri ne 23 qershor të gjendjes se fatkeqësisë natyrore është po prap një gjë absurde sepse ne duhet të fillojmë t’i krijojmë mundësi të paktën ekonomisë që të fillojë të lëvizë dhe duhet të krijojmë disa mundësi edhe për turizmin. Mos të harrojmë që turizmi do të jetë fusha që do të vuajë më shumë. Mos të flasim më për bujqësinë, që edhe bujqësia është dëmtuar jashtëzakonisht shumë. Pastaj mos të flasim për biznesin e vogël dhe për biznesin e madh.”, u shpreh Kryemadhi

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here