Dy janë mundësitë: Ose virusi e bën pushim në fundjavë deri në 11. Ose Edi Rama po tallet me ne!

0
166

Nga: Nisma #Thurje

Kjo ishte pamja sot jo vetëm në shëtitoret e Tiranës por në të gjithë Shqipërinë.

Thjesht me një status në fb të Kryeministrit, akti normativ që ndalon qarkullimin në fundjavë u bë nul.
Bashkë me të edhe nocioni i sakrificës së 2 milion e gjysëm shqiptarëve të cilët kanë pezulluar jetën, kanë mbyllur aktivitetet ekonomike, kanë lënë shkollat e universitetin, kanë lënë aktivitetet sportive, ecjet në park apo më keq kanë mbetur pa të ardhura fare.
Kush ka sakrifikuar pothuajse gjithçka, kur sheh këto pamje të cilat u stimuluan nga i pari i vendit vetëm me një status në fb, me siguri ndihet i tallur.
Mijëra njerëz mbledhur bashkë në një vend?!
Nëse rreziku nga virusi vazhdon të jetë aq prezent sa qeveria sugjeron (sot task forca deklaroi se ende nuk kemi arritur pikun), atëherë me siguri sot duhet të jenë infektuar mijëra njerëz në “mitingjet” masive të shëtitoreve.
Sepse kjo na thuhet mëngjes, drekë e darkë në çdo kanal informacioni; “Nëse dalim masivisht, rrezikojmë të infektohemi.”
Prandaj lamë gjithçka, falimentuam bizneset, mbetëm pa punë e pa të ardhura, fëmijët lanë shkollat dhe u mbyllëm brenda. U izoluam.
Atëherë si ka mundësi që në fundjavë daljet masive lejohen?
Dy janë mundësitë:
Ose virusi e bën pushim në fundjavë deri në 11.
Ose Edi Rama po tallet me ne.

Fotografia e Nisma #Thurje
Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here