PPP-të dhe efektet në shoqëri, mjeku mesazh të koduar politikës…

0
100

Mjeku i njohur për të gjithë shqiptarët, Tritan Kalo, ka qenë një zë mjaft aktiv me këshillat dhe sugjerimet e tij drejtuar qytetarëve për marrjen e masave mbrojtëse kundër Covid-19. Përmes një postimi në facebook, Kalo përçon një mesazh të qartë për politikën shqiptare në lidhje me skemat e investimeve përmes Partneritet Publik Privat apo siç njihen ndryshe si PPP. Mjeku infeksionit shprehet se PPP-të nuk janë asgjë më shumë, por vetëm një gangrenë e madhe e sistemit social, politik dhe atij ekonomik. Sektori i Shëndetësisë në Shqipëri ka pasur shumë PPP të tilla, ndërsa kjo strategji është kundërshtuar hapur dhe është quajtur e paefektshme për vijimësinë e shëndoshë të këtij sektori.

Shkrimi i mjekut para katër vitesh

Duke shfletuar sot pasdite mbrita të kuptoj më qartë brendinë e tre P-ve, PPP, Partneriteti Publik-Privat, të cilin e kanë aq për zemër politikanët tanë, sidomos mazhoranca e sotme: “Dashuria nuk kishte shumë rëndësi për zonjën Kein. PASURIA, POZITA dhe PRESTIGJI për të ishin më të rëndësishme. Dashuria është diçka e mirë dhe shumë rrallë ndodh që pasioni të zgjasë gjithë jetën, ndërsa tre të tjerat po.” (faqe 27 në librin “Kein dhe Abeli” i shkrimtarit të njohur Amerikan, Jeffrey Archer).

Të kesh pasuri dhe pozitë, domozdo që ke edhe prestigj në sytë e atyre, që të besojnë dhe të votojnë e mbi të gjitha të vijojnë të ndjekin po aq qorrazi…. “Dashuria” në ditët e sotme për atdhe, popull dhe komb nuk mundet të jenë e përjetshme për këta zorzopër, ndërsa “pasurija, pozita dhe prestigji” mbeten të tilla ndër breza…. Ndaj jo më kot “politiqenët” tanë të pas 28.03.1992 i janë sulur çdo pasurije mbi dhe nëntokësore të këtij vendi, për të përftuar të tre P-të e përmendura më lart.

Ju lumtë përderisa kanë mbështetjen e një populli jo largpamës, anemik në mendime dhe veprime si dhe mefshtësinë e një opozite jo pak të korruptuar dhe të diskriminuar nga “pusht-shtetbërja” e këtyre viteve….Quo vadis Albanistan!!!”, shkruante mjeku para katër viesh për zhvatjen e pasurive mbi dhe nëntokësore të Shqipërisë.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here