E fundit/ Zbulohet kërkesa që Meta i ka çuar KLGJ-së: Nuk ka asnjë kuptim që Dvorani të qendrojë më në detyrë

0
91

Presidenca i ka dërguar një letër Këshillit të Lartë Gjyqesor për të shkarkuar nga detyra kreun e KED Ardian Dvorani.

Burime bëjnë me dije për Fax News nga presidenca se Dvorani nuk ka asnjë arsye që të qendrojë më në atë detyrë, sa kohë që ka shkelur ligjin e emërimeve në Gjykatën Kushtetuese.

“Me dekretimin e 3 anëtarëve të Gjykatës Kushtetuese, Dvorani nuk duhet të qendrojë më në detyrë”, bëjnë me dije burimet nga ana e presidencës. Nga ana tjetër më herët presidenti ka depozituar dhe një padi në SPAK ndaj Dvoranit, ku e akuzon mes të tjerave për tejkalim të kompetencave dhe shpërdorim detyre.

Këshilltarët e kreut të shtetit e kanë përfunduar dosjen me të gjitha akuzat për Dvoranin duke përfshirë në të dhe emra të tjerë zyrtarësh të lartë të përshirë në atë që e quajnë afera e Gjykatës Kushtetuese.

Kjo është dhe arsyeja përse kallëzimi u depozitua në Prokurorinë e Krimeve të Rënda, pasi del jashtë kompetencave të Prokurorisë së rrethit. Pjesë e dosjes voluminoze, siç ka lajmëruar vetë institucioni i Presidencës, do të jetë dhe një video që siç ka deklaruar zëdhënësi i kreut të shtetit, do të nxjerrë në publik fytyrën e vërtetë të kreut të KED.

Sipas Ilir Metës, kreu i KED me dërgimin e të dy listave njëkohësisht për anëtarët e rinj të Gjykatës Kushtetuese për vakancat që i takojnë Presidentit, ka dashur ta detyrojë kreun e shtetit të shkelë Kushtetutën.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here