Kujdes! OSHEE-ja po përgatitet për të vjedhur qytetarët/ Zbardhet skema…

0
96

Ish-kryeministri Sali Berisha ka publikuar në faqen e tij në Facebook denoncimin e një specialisti, se si OSHEE-ja po përgatitet për të vjedhur qytetarët.

Sipas ish-kryeministrit kjo është skema e vjedhjes.

Denoncimi i plotë i ish-kryeministri Sali Berisha:

Kjo është skema e përgatitur nga OSHE për t’ju vjedhur ju qytetarë!

Lexoni mesazhin e specialistit dixhital! sb

Përshendetje dr po ju nis informacionin e mëposhtëm pasi unë nuk mundem te dale publikisht nga Puna.

Faturimi i energjisë elektrike tek abonentët filloi dje.

OSSH me ndarjen e re bijë e OSHEE në faturimin e bërë në muajn e mëparshëm për shkak të Covid 19 bëri Faturim Afrofe per Abonentët me Vlerë Referuse, kjo është e lejuar me vendim te ERE.

Por këtë muaj do bëhet faturim real përpara matësit si në muajt normal dhe kjo është ok. Problemi fillon se shumë abonentë mund të jenë mbifaturuar në muaj të mëparshëm dhe këtë muaj nuk e kanë leximin e matësit më të madh që të marin KW (kilovator) në faturën që duhet të paguajnë.

Por nëse e kanë më të vogël ata do faturohen me Tarifë Shërbimi 340 lekë, dhe kjo është vjedhje që kompania OSSH i bën abonentit. Kjo tarifë 340 lekë i takon abonentit kur nuk konsumon energji për arsye se nuk banon apo është emigrant dhe quhet ruajtje kontrate.

Në rastin kur kompania mbifaturon abonentin me një konsum më të madh si paradhënie nuk mund ti faturoj sërisht tarifën e shërbimit prej 340 lekë. Sistemi ne OSSH e merr automatikisht këtë tarifë prej 340 lekë. Prandaj te gjithe këta abonentë të mbifaturuar nuk duhet ta paguajnë këtë tarifë por duhet të bëjnë ankimim, pasi OSSH jua vjedh këto lekë.

Verifiko për sa te thash dhe po tu duk me vlerë publikoje këtë informacion për Qytetarët.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here