Nuk ndalen HEC-et në vend, banorët e Gjirokastrës nisin peticionin: Ka dalë një mashtrues dhe i ka gënjyer njerëzit me ca kile peshk

0
132

Banorët e fshatit Picar në rrethin e Gjirokastrës te pyetur nga Fax News kane kundërshtuar ndërtimin e HEC-it nga kompania e cila sipas projektit pritet të zaptojë 1000 ha tokë.

Banorët shprehen se kjo që po i bëhet zonës së tyre është katastrofë pasi futja e ujit në tuba do të thaj zonën duke e kthyer në të pabanueshme.

“Hidrocentrali do na marrë ujin, në dy fshatra, nuk jemi kundër investimeve, por do na dëmtonte shumë”, shprehet një prej banorë, ndërkohë që një zonjë hedh akuza se drejtuesit e kompanisë po i gënjejnë njerëzit me disa kile peshk.

“Ka dalë një mashtres këtu nëpër fshat, ka gjetur ca të mbaruar dhe u jep nga dy kile peshk për tu marrë firmat, ky fshat me atë ujë jeton”, shprehet më tej banorja, ndërkohë që çështjen nuk e kanë lënë me kaq.

Banorët kanë mbledhur firma dhe kanë nisur një peticion kundër ndërtimit të HEC-it.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here