“Kryeministri nuk del askund të rrahë gjoksin”, gazetari nga Suedia ‘thumbon’ Ramën: Janë paguar punëtorët dhe është ndihmuar biznesin të mos falimentojë

0
127

Gazetari shqiptar qe jeton ne Suedi Gerti Xhaja, duke iu referuar mediave vendase shkruas se eshte vendosur platforma e kalimit në punësim të pjesshëm për bizneset që cënohen nga pandemia.

Sipas gazetarit me një gurë qeveria paguan punëtorët dhe ndihmon biznesin që të mos falimentojë.

Ai shton se për më tepër as Mbreti, as Kryeministri, asnjë deputet nuk del të rrahë gjoksin dhe as të rinjtë me qeset me vaj e miell. Ku mendoni ju se ka ndodhur kjo???

“Qeveria shpall platformën e kalimit në punësim të pjesshëm për bizneset që cënohen nga pandemia!
Jepen versionet që punëtori të punojë 20%, 40% apo 60% për shkak se punëdhënësi nuk ka më shumë punë që ta mbajë dhe paguaj! Shteti për të ndalur largimin nga puna të punëtorit i rimbuson pagën për pjesën që duhet të qëndrojë në shtëpi!

Me një gurë qeveria paguan punëtorët dhe ndihmon biznesin që të mos falimentojë.
Për periudhën 7-21 prill aplikojnë 41 017 biznese nga të cilat 26 918 përfitojnë bonusin. 208 421 punonjës që përfituan nuk humbëm as punën dhe as pagën ndërsa shteti paguan 1 miliardë euro vetëm për ta në vetëm 2 javë!

Për më tepër as Mbreti, as Kryeministri, asnjë deputet nuk del të rrahë gjoksin dhe as të rinjtë me qeset me vaj e miell. Ku mendoni ju se ka ndodhur kjo???
Nga konferenca për shtyp 22 prill 2020, ora 14:00! As Mbreti as Kryeministri, as deputetë, as xhenirikë apo pompistë, por specialistë përkatës në konferencë! Pyetje-përgjigje sikur duhet të jenë pa harbutësi apo fyerje!”- shkruan Xhaja.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here