Rrënqeth mjeku i shëruar nga covid-19: Mendova se nuk do të zgjohesha më kurrë…

0
178
Belgian doctor Antoine Sassine, urologist at Chirec Delta Hospital, who survived the coronavirus (COVID-19) disease after 6 weeks in the intensive care unit and 3.5 weeks in a coma is helped by his wife Alexandra as he leaves the hospital in Brussels, Belgium, April 19, 2020. REUTERS/Yves Herman

Një mjek belg ka dal nga kujdesi intensiv pas tre javësh në gjendje kome, duke luftuar keshtu virusin e frikshem covid-19.

“Po shihja fundin tim,” tha Antoine Sassine nga dhoma e tij në spitalin Delta Chirec të Brukselit, ku ai punonte. “Mendova se do të vdisja dhe nuk do të zgjohesha kurrë.”

58-vjeçari dhe ekipi i tij u diagnostikuan të gjithë në spital dhe ai u pranua në njësinë e kujdesit intensiv kur simptomat e tij u përkeqësuan.

Sassine ishte vendosur në gjendje kome të induktuar, por thotë se ishte në dijeni të dëshirës së tij për të luftuar sëmundjen dhe se ai kishte vizione edhe për babanë e tij të ndjerë.

Duke përshkruar përvojën si “të jashtëzakonshme”, Sassine, i cili u shpërngul nga kujdesi intensiv të martën, tha: “Pashë babanë tim, i cili vdiq katër vjet më parë. Fola me të. ”

“Gëzimi im më i madh ishte kur u zgjova dhe pashë fytyrat e miqve të mi, ishte e papërshkrueshme.”, përfundon ai.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here