Fermani i Sulltan Surrelit…

0
82

Ilir PECNIKAJ

Leje dalje për të gjitha nënat me fëmijë minorenë për ditën e dielë datë 19/04/2020.

Falen gjobat e vëna nga m’kemsi i tij Gjeneral Lleshi me mbeshtetjen e oborrtareve Manastirliu dhe Xhaçka.

Në këtë kohë tragjike për popullin shqiptar, do të thosha, Rama po sillet me të vërtetë si Ramsi, si një sulltan që nuk njeh ligje as Kushtetutë e aq më pak rregulla të cilat i ka vendosur vetë me oborrtarët e tij.

Ai sillet si sulltan, as si çoban jo, Pse?

Nga një llogari e thjeshtë e “leje daljet” për ditën e nesërme 19/04/2020, e cila është për të gjitha nënat me gjithë fëmijë deri në 10 vjeç, e cila është deri në orën 11.00. Sipas të dhënave parashikohet të jetë një tubim i cili në asnjë mënyrë nuk mund të respektojnë distancimin social.

Ja pse…
Nisem nga të dhënat e INSTAT, viti 2020 (http://www.instat.gov.al/…/treguesit-demografik…/popullsia/… ) .

Fëmijë të moshës 0-10 vjeç në Shqipëri janë : 313.055 ose 11% e popullsisë, po sipas INSTAT (http://www.instat.gov.al/…/burra-dhe-gra-ne-shqiperi-2018.p… faqe 16)

Numri i nënave wshtw 7.4% e popullsisë (1.48 fëmijë pwr çdo nënë) minimalisht.

Gjithëmonë nga INSTAT, sipas qarqeve do të jenë: (Tabela 1)

Pra, nesër në një orar shumë të ngushtë, maksimumi 2 orë do mund të dalin mbi gjysëm milioni në të gjithë Shqipëri (askush nuk do të zgjojë fëmijët para orës 8.00-8.30 për të dalë). Për një numër kaq të madh për një kohë kaq të vogël, ky do të jetë një manifestim i vertetë.

Sulltani ka treguar që i pëlqejnë burgjet, sepse kjo e ditës së nesërme nuk mund kurrsesi të quhet karantinë, por burg për më shumë se 80% tw popullsisë.

Meqënëse Dita e Verës na zuri në karantinë, nesër do ta festojmë atë bashkë me Pashkët.

Gëzuar Pashkët shqiptar.

Të jeni të sigurtë se virusin, shtabi i Surrelit nuk I ka dhënë leje për nesër, dhe si të tillë nuk ka për tu përhapur, sepse shifrat i kanë në dorë vetë ata.

Njëra pas tjetrës po dalin në dritën e diellit shkeliet kushtetuese dhe ligjore, siç dhe të gjitha gjobat e vëna deri më tani ishin në shkelje të hapur, dhe sulltani na i servirë ato si “falje”.

Pse them “m’kemsi dhe oborrtarët” dhe jo ministra?

Sepse të gjitha këto urdhëra, Sulltani, i ka nxjerr me duart e këtyre jargavanëve të mësipërm, që me emrin minister nuk kanë asgjë të përbashkët.

Një pyetje nëse mund të pyetet Sulltani?!

Kush do të dënohet për dhunimet në masë të popullsisë në emër të fermaneve tuaja të mëparshme (akteve normative antiligjore)?
Mos të flasim pastaj që vetëm për një tender për materiale mbrojtëse për personelin mjeksor, u vodhën rreth 1.2 milion Euro vetëm për 4 artikuj, duke hequr këtu edhe fitimin sipas ligjeve në fuqi. Tender që u denancua nga ne si department i mjeksisë pranë PD që në ditën e hapjës së tij, për parregullësit e tij qe në shpallje. (tabela 2)
Dhe gjëja më e pa falshme është se ky tender u bë pasi personeli mjeksor po binte si birilat, pre e COVID-19, dhe kishte kaluar 15% të të prekurve.

Ky tender të kujton, në mwnyrën e vjedhjes, atë tw orizit të ushtrisë, në vitin 1999, dhe në atë kohë në luftë… Këto lubi janë të gjithë njësoj, plehra, kriminel dhe hajdut.

Cfarë mund të thuhet për Sulltan Ramsin dhe oborrin teknik të tij…
Veçse,

Faqen e zezë Sulltan Surreli për talljen që po bën me popullin shqiptar, për mënyrën që po përdorë për ta dhunuar, për ta vjedhur dhe për ta poshtëruar.

Uroj shumë në këtë ditë Pashkësh, që ditët e tua dhe të oborrit tënd të jenë sa më të shkurtëra, kjo për fatin e popullit Shqiptar.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here