Spahiu: Nuk ka shpresë për bujqësinë dhe blegtorinë me qeverinë qe kemi në krye

0
211

Ish deputeti i LSI, Perparim Spahiu nepermjet nje postimi ne Facebook shprehet se Shqipëria i ka të gjitha mundësitë për një balancë pozitive tregtare por me nje qeveri si e jona eshte pothuajse e pamundur te realizoje qellimet.

Postimi i plotë

I pa shpresë që një qeveri si e jona, e lidhur direkt me importues të produkteve bujqësore e blegtorale, të bënte të njëjtën gjë që bën qeveria amerikane me subvencionet në bujqësi.

Absolutisht që Shqipëria i ka të gjitha mundësitë për një balancë pozitive tregtare të produkteve bujqësore dhe blegtorale por kjo është e pa mundur kur ky sektor jo vetëm nuk ndihmohet me politika të veçanta fiskale dhe subvencionimi por konukurohet keqas nga qumështi Serb, mishi nga Brazili e fruta nga Greqia.

Subvencionimi sot do të qe një veprim i zgjuar kur mjaft punëtorë sezonalë të bujqësisë që punojnë në Maqedoni, Greqi apo Itali të punonin tokën e tyre, me garanci të mëdha të shitjes së produkteve të tyre këtë vit.

Nëse veprohej shpejt ky vit mund të ishte viti i një kthese të madhe për zhvillim e këtij sektori.

A ka shpresë?

Absolutisht që jo me këtë qeveri…!!!

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here