“Kurba vazhdon si dhëmbët e sharrës”, Vasili thirrje të fortë: Rama të bëjë testime masive që të dalim nga izolimi!

0
84

Nënkryetari i LSI-së Petrit Vasili nepermjet nje shkrimi ne Facebook ka akuzuar qeverinë dhe kryeministrin Edi Rama se po fsheh të dhënat reale për numrin e të infektuarve me koronavirus në vendin tonë.

Postimi i plote:

“Ne refuzojmë të trajtohemi si indianët. 18 mijë vdekje për 2 milion në Shqipëri do të thotë të kishin 400 herë më shumë vdekje se kina. Kryeministri thotë se Shqipëria do kishte shifra 4 herë më shumë se Kina.

Ne jemi këtu për t’i thënë të marrë masat , të bëjë testime sepse në rast të mos bërjes të testimeve ne kemi një kurbë vizore.

Pa asnjë ngjitje. Që do të thotë se ka një ngjitje dhe pastaj fillon zbritja. Ku është kurba e Shqipërisë. Nuk keni për ta gjetur kurrë sepse ky është thjesht një manipulim. Ne patën 25-26 raste, kishim periudhë të qëndrueshme dhe dje sërish 24 raste. Ky është një turp”,-tha Vasili.

Sipas Vasilit zgjidhja e vetme për frenimin e përhapjes së virusit janë testimet masive, ndërsa deklaroi se deri tani ai ka shkaktuar 1.2 miliardë euro dëm në ekonomi.

“Testimet masive tregojnë se në çfarë gjendje është vendi, kur do futemi në jetë normale.

1.2 miliardë euro janë humbur deri tani nga prodhimi i brendshëm bruto. Ne duhet të bënim testime masive më shumë se të gjithë të tjerët. Çfarë masash ka marrë kryeministri. I ka ndryshuar masat 15 herë, sipas emocioneve të tij.

Kryeministri mbajti hapur kufirin me Italinë, vazhdonin vinin tragetet nga Italia. Hynin qindra njerëz. Këto masa krijuan mundësinë e përhapjes së pandemisë.

Po të kishim bërë testimin masiv do e dinim se ku po shkojmë. Kurba vazhdon si dhëmbët e sharrës dhe nuk ka lidhje fare me koronavirusin. Viruset janë armiq të shëndetit të njeriut”, deklaroi Vasili.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here