Thirrja e fortë e deputetit në Kuvend/ Revoltohet Maliqi: Dëgjoni ekspertët e fushës dhe jo një kryeministër që del dhe flet për bomba…

0
178

Deputeti Lefter Maliqi akuzoi Kryeministrin Edi Rama lidhur me show që po jep në kohën kur vendi po përballet me epideminë e Covid 19.

Maliqi tha se kjo nuk është një luftë, sikundër e trajton Edi Rama, por një sfidë që do e kalojmë, sikundër shumë sfida të tjera që ka kaluar njerëzimi.

“Na del Kryeministri dhe na flet për luftë, hedh në rrjetet sociale madje edhe thirrje ruajuni nga bombat. Po nga cilat bomba? Me kë jemi në luftë, me kë po luftojmë?

Kjo është një sfidë. Dëgjoni ekspertët e fushës dhe jo një kryeministër që del dhe flet për bomba, që na nxjerr ushtrinë në rrugë dhe harxhon mijëra litra karburant.

Ato para që harxhon për makinat e ushtrisë që e ke nxjerrë nga kazermat, çoja njerëzve në nevojë.

Dilni dhe me qese ndihmash dhe thoni kemi ndihmuar aq e kaq. Po e a dini ju që aq ushqime sa shpërndani nuk mjaftojnë as për dy ditë”, tha Maliqi nga foltorja e Kuvendit, duke i kërkuar deputetëve që të mos kenë frikë dhe të heqin maskat.

“Hiqni maskat, mos kini frikë. Dëgjoni OBSH, dëgjoni ekspertët dhe mos dëgjoni këtë Kryeministër që del bën edhe rolin e mjekut”, tha Maliqi.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here