Reagim i fortë nga aktivisti i njohur: E shkërmoqët këtë popull! Po harroni që ka Zot…abuzimet që po bëni…

0
104

Ne nje status ne Facebook aktivisti Erion Kristo ka reaguar pas seances se sotme ne Kuvend. Permes rrjeshtave ai shprehet se abuzimi i fundit që po bëhet me burgun, do te kthehet ne bumerang.

Postimi i plote:

Deputetët po votojnë ligje antikushtetuese. Tani e keni ju fuqinë, nesër populli i ka gati shuplakat. Ju po abuzoni me pushtetin dhe kujtoni se jeni të përjetshëm apo të gjithëpushtetshëm. Po unë e mbaj mend fort mirë fytyrën e zverdhur si limon nga Vallja e Kukësit, e mbaj mend fort mirë se si ju iku zëri. Abuzimi i fundit që po bëni me burgun, do ju kthehet bumerang. Abuzimi që po bëni me faturat e energjisë, do ju kthehet bumerang. Tallja që po bëni me ndihmat dhe paketat, do ju kthehet mbrapsht, si ai që pështyn lart dhe i bie në fytyrë. Arrestimet, dronët, autoblindat, lejet dhe çfarëdolloj maskarallëku që shpik mendja juaj perverse, do ju kthehet në formën e shkelmit. Dëmin e bëtë. E shkërmoqët këtë popull. Nuk paska pasur cak marrëzia juaj. Tërmeti dhe virusi shpërfaqën mjerimin e anashkaluar nga propaganda. Po harroni që ka Zot.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here