“Me kë po luftojmë?! Me virusin apo njëri-tjetrin?!”/ Manjani “plas” bombën: Më mirë të të zërë virusi, se pushteti

0
100

Ish-ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani është shprehur me sarkazëm sot ndaj ndëshkimeve më të ashpra që synon të vendosë qeveria Rama në kuadrin e pandemisë dhe e gjitha kjo edhe sipas një rregulli “lesh e li”.

Postimi i plotë

“Sipas të dhënave zyrtare, në 24 orët e fundit: COVID 19 infektoi 24 persona dhe lëshoi si të shëruar 26 të tjerë.  Rregulli i virusit është shumë i qartë: nëse infektohesh do shërohesh.

Pushteti i Surrelit dënoi 600 kalimtarë, 217 drejtues mjetesh, 7 të arrestuar. Rregulli i pushtetit lesh e li. Ç’thonë në mëngjes e mohojnë në drekë. Pra më mirë të të zërë virusi se pushteti.

Me kë po luftojmë?! Me virusin apo njëri-tjetrin?! Ndërkohë gjykata (shteti), është pushim…”

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here